Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Unik për hapat dhe aktivitetet sindikale ashtu si do ta diktojë situata

Prishtinë, 03.03.2020
fotoojLajmi i shpërndarë se mund të mos jenë paraparë mjete buxhetore në Ligjin e buxhetit për vitin 2020 për implementimin e Ligjit të pagave ka bërë që të shtohen pakënaqësitë dhe të krijohet një situatë e acaruar në tërë sektorin e arsimit. Me qëllim që të veprohet drejt e me kohë sipas zërit të anëtarësisë është mbajtur takim i jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar nga komunat e Kosovës dhe të Universiteteve. Këtë takim e kanë përcjellë edhe shumë nga mediet.
Ishin dy pika të rendit të punës që janë debatuar shtruar në këtë takim.
fotoo11 1Në fillim kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim dhe në emër të tyre ka shprehur respekt për mediet, që vazhdimisht ka folur lidhur me lajmin e shpërndarë se nuk do të parashihen mjete buxhetore në Ligjin e buxhetit për të nisur së zbatuari Ligjin e pagave dhe ka hapur debatin në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë të pranishmit. Kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar kanë përcjellë situatën dhe atmosferën e krijuar në komunat e tyre duke theksuar se lajmi ka krijuar situatë të acaruar dhe kanë uruar që ky të jetë një lajm i pabazuar dhe se në takimin me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Financave Bislimi do të marrin përgjigje të duhur dhe se mjetet buxhetore do të jenë paraparë për Ligjin e pagave. Qëndrim të njëjtë me kolegët e tij ka shprehur edhe kryetari i Universiteteve Bardh Bardhi.
Pas këtij debati përmbajtjesor menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka lexuar konkluzionet që janë nxjerr edhe detyrat konkrete duke veçuar se të vazhdohen angazhimet që të ketë takime me Kryeministrin dhe me Ministrat gjegjës me qëllim që çështja të debatohet e të zgjidhet përmes dialogut, por nëse dialogu nuk jep rezultate, atëherë të bashkëbisedohet me anëtarësinë dhe të bëhen përgatitje për nisjen e veprimeve sindikale, të cilat fillimisht mund të jenë të përshkallëzuara dhe nëse as kjo nuk ka efektin e pritur atëherë të shkohet në grevë të përgjithshme. fotoo11 2Po ashtu është vendosur që të kërkohet nga Qeveria që të respektojë vullnetin e mijëra punëtorëve të arsimit që me shkresa i janë drejtuar dhe të dërgojë kërkesë në Kushtetuese që të hiqet masa e pezullimit të Ligjit të pagave. Në dialog me Qeverinë është dhënë propozimi që të kërkohet rritja e pagave deri në momentin kur të sjell vendim Kushtetuesja. Në këtë takim është debatuar pastaj edhe për përgatitjet përfundimtare lidhur me Manifestimin kushtuar 7 Marsit, që do të mbahet pikërisht më 7 mars 2020 në Pallatin e sporteve "1 Tetori". Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve kanë marrë sqarime të duhura dhe janë zotuar se do të bëjnë gjithë angazhimet në mënyrë që në këtë ngjarje festive të jenë të pranishëm kolegët tanë të pensionuar nga 1 prilli 2019 e deri në fund të marsit të këtij viti.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook