Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvende pune në Pejë e në Deçan

Prishtinë, 02.03.2020

Unitet dhe përkushtim për angazhime në shërbim të anëtarësisë
Në vikendin e 29 shkurtit janë mbajtur Kuvende pune të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në komunën e Pejës e të Deçanit. Kuvendin e punës në Pejë e ka shpallur të hapur kryetari për këtë komunë Isuf Lajçi, i cili në fillim përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje kryetarin Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor të SBASHK-ut, Blendor Shatri. Pas kësaj ai ka bërë një përshkrim të aktiviteteve sindikale në nivel komune. "Anëtarësia e SBASHK-ut në Pejë ka dëshmuar unitet. Puna dhe përkushtimi i nivelit qendror ka bërë që të krijohet një besim i fortë në sindikatën tonë dhe ky besim jam shumë i sigurt do të ruhet e forcohet edhe në të ardhmen", është shprehur Lajçi.
PejeeKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar angazhimet e kryetarit Lajçi, kryesisë dhe gjithë kryetarëve duke i kujtuar ata se duhet të mbajnë takime me anëtarësinë në gjithë shoqatat sindikale me qëllim që ata të informohen nga afër për angazhimet, sfidat dhe arritjet, por edhe të merren ide nga ata për angazhimet në vazhdim. Kryetari Jasharaj është ndalur edhe te trajnimet e licencuara të SBASHK-ut dhe ka treguar se Këshilli Drejtues ka lejuar mjete që të mbulohen trajnime për 20 % të anëtarësisë së një komune . Po ashtu është thënë se duhet pasur kujdes të vazhdueshëm në mënyrë që trajnimet të organizohen në nivel të lartë dhe të përcillet rrjedha e tyre nga kryetarët e nivelit komunal.
Në pjesën e dytë të këtij Kuvendi pjesëmarrësit kanë bërë pyetje, në të cilat është përgjigjur zyrtari ligjor Blendor Shatri. Anëtarët e këtij Kuvendi kanë shprehur shqetësimin e anëtarësisë që përfaqësojnë lidhur me lajmin që është shpërndarë aty e këtu se ekziston mundësia që Ministria e Financave të mos planifikojë mjete buxhetore për Ligjin e pagave në Ligjin e buxhetit 2020. Ata janë shprehur se po përgatiten që të nisin edhe me veprime sindikale nëse kjo vërtetë ndodh.


Takim përmbajtjesor edhe në Deçan
decannNjë atmosferë pune ishte edhe në takimin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Deçan. Në hapje të këtij takimi kryetari për këtë komunë Burim Avdijaj ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në nivelin komunal. Ai ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Kryetari Jasharaj në fillim ka shprehur kënaqësinë për ambientet e bukura dhe të mbajtura me kujdes të Gjimnazit duke përgëzuar drejtorin dhe të punësuarit në këtë institucion arsimor, në sallën e të cilit po mbahej takimi. Ai pastaj ka folur për angazhimet në nivelin qendror dhe ka përgëzuar sindikalistët në Deçan për unitetin dhe përkushtimin. Ai pas kësaj ka folur edhe për detyrat në të ardhmen duke cekur se e kupton shqetësimin e anëtarësisë lidhur me lajmin se Ministria e Financave mund të mos bëj planifikim buxhetor për impementinin e Ligjit të pagave në Ligjin e buxhetit. Kryetari Jasharaj ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë zë i anëtarësisë dhe do të veprojë me përpikëri në realizimin e kërkesave dhe do të veprojë ashtu si vendosin anëtarësia.
Pas kësaj është kaluar në pjesën e dytë të Kuvendit dhe është biseduar për përgatitjet lidhur me Manifestimin kushtuar 7 Marsit, në të cilin do të jenë të pranishëm mysafirë të shumtë dhe kolegët tanë të nga e tërë Kosova që janë pensionuar nga fundi i marsit të kaluar e deri në fund të marsit të këtij viti.
Pjesëmarrësit kanë shtuar edhe pyetje që kishin të bënin me Kontratën dhe çështje të tjera dhe në to është përgjigjur zyrtari ligjor Blendor Shatri.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook