Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Ka vazhduar agjenda e takimeve të Kuvendeve sindikale komunale

Debat përmbajtjesor në Vushtrri e në Mitrovicë

Prishtinë, 24.02.2020
Në vikendin e së shtunës, më 22 shkurt, ka vazhduar realizimi i agjendës së takimeve të Kuvendeve sindikale komunale në Vushtrri e Mitrovicë.
vushtriTakimin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë e ka hapur kryetari për këtë komunë, Alush Maloku, i cili para se të prezantonte rendin e punës, ka përshëndetur dhe ka falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor të SBASHK-ut, Blendor Shatri. Maloku pastaj ka bërë një raport të angazhimeve sindikale në këtë komunë për t'u ndalur te organizimi dhe realizimi i shumë trajnimeve për kolegët tanë në këtë komunë. Po ashtu kryetari Maloku ka kujtuar edhe ditët e grevës unike të janarit të vitit 2019 dhe unitetin e shkëlqyer në këtë komunë gjatë dhe pas grevës, unitet ky që vazhdon edhe tani e gjithmonë. Ai ka shprehur respekt për angazhimet e kryetarit dhe tërë stafit qendror, angazhim e përkushtim ky, që si tha Maloku, ka ndikuar që të shtohet vazhdimisht besimi në SBASHK.
vushtri2Kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut pas kësaj kanë nisur bashkëbisedën me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë duke treguar për çështjet e ngritura e të debatuara në takimin e parë me Ministren e MASHT, Hykmete Bajrami e pastaj u janë përgjigjur pyetjeve të shtruara nga pjesëmarrësit. Anëtarët e këtij Kuvendi janë shprehur të kënaqur me angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut e po ashtu edhe kanë dhënë ide konkrete për angazhimet e aktivitetet në vijim.
Një atmosferë pune është parë edhe në takimin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë. Në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit sindikal nga Zveçani e Leposaviqi.
mitroviceNë hapje të takimit kryetari për këtë komunë, Isa Ismajli ka përshëndetur dhe ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Ai pastaj ka kujtuar shumë nga angazhimet dhe arritjet sindikale në këtë komunë, por është ndalur edhe të sfidat duke veçuar çështjen e normave të punës dhe ndërrimin e shpeshtë të kreut të Drejtorisë Arsimore në këtë komunë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lavdëruar kryetarët e shoqatave sindikale nga kjo komunë për pjesëmarrjen në këtë takim dhe pastaj ka informuar ata për rrjedhën e takimit me Ministren e MASHT, Hykmete Bajrami duke përmendur veç tjerash se është ngritur çështja e kolegëve tanë me 180 kredi dhe çështje të tjera, që në të vërtetë janë qëndrime të njohura të SBASHK-ut bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë.
Pas kësaj është zhvilluar një bashkëbisedë përmbajtjesore dhe pjesëmarrësit fillimisht kanë shtruar pyetje të shumta, në të cilat janë përgjigjur kryetari Jasharaj dhe zyrtari ligjor Shatri. Temë e bashkëbisedës kanë qenë edhe trajnimet e organizuara gjatë vitit të kaluar dhe ato që planifikohen të organizohen këtë vit , një pjesë e të cilave do të jenë të mbështetura nga SBASHK, sipas vendimit ë Këshillit Drejtues dhe kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve. Kryetari i SBASHK-ut ka apeluar te pjesëmarrësit që të lexojnë vazhdimisht e çdo ditë ueb faqen e SBASHK-ut dhe informacionet nga ajo dhe takimet t'i bartin te anëtarësia me të cilët duhet zhvilluar takime e debate për angazhimet, arritjet dhe sfidat në të kaluarën, por edhe për të ngritur ide për angazhimet dhe punën në vijim. "Lidhur me trajnimet dua t'ju kujtoj se ato i kemi licencuar në MASHT dhe jemi duke i organizuar me shumë mund e përkushtim me qëllimin e vetëm që t'ju dalim në ndihmë kolegëve tanë që ata të marrin njohuri të reja nga sferat gjegjëse, por edhe të arrijnë numrin e duhur të orëve të trajnimit, që kërkohen për përtëritjen e licencës së punës, por edhe për të qenë sa më të gatshëm për fillimin e procesit të gradimit. T'u thoni qartë kolegëve tanë nëpër shkolla se trajnimet e organizuara nga SBASHK-u nuk janë obligative, por në to shkohet me dëshirë", është shprehur kryetari Jasharaj.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut duke shprehur mbështetjen për angazhime edhe në të ardhmen. Kryetari i SBASHK-ut në përmbyllje të këtij takimi ka shprehur respekt për angazhimin e kryetarit të nivelit komunal Isa Ismajli, të kryesisë këtu, por edhe të gjithë anëtarësisë duke theksuar se Mitrovica është një shembull i mirë i unitetit dhe përkushtimit sindikal.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook