Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Planifikim i përbashkët për angazhime konkrete

Prishtinë,10.02.2020
Me qëllim që të bëhet një planifikim i përbashkët për punë dhe angazhime konkrete në shërbim të anëtarësisë gjatë vitit 2020 është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e Kuvendeve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.
kryetarretNë hapje të këtij takimi të pranishmit me një minutë heshtje kanë nderuar kujtimin për veprën dhe jetën e emblemës së këngës shqipe në Kosovë, Nexhmije Pagarusha. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar lidhur me rrjedhën dhe përmbajtjen e takimit me Ministren e MASHT, znj.Hykmete Bajrami duke theksuar se takimi ishte përmbajtjesor dhe se të dy palët janë shprehur të gatshme për bashkëpunim në përballje me sfidat e kohës në arsim, për realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit dhe për përkushtimin në ngritjen e cilësisë në arsim.
Në vazhdim të këtij takimi janë caktuar edhe detyra konkrete për çështje të rëndësishme dhe pastaj është bërë edhe një analizë e përgatitjeve deri tani për Manifestimin kushtuar 7 Marsit. Stafi në qendër i udhëhequr nga koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka bërë përgatitje fillestare dhe po vazhdon me përkushtimin. kryetarettNga shënimet shihet se janë më shumë se 800 kolegë tanë që pensionohen nga prilli i vitit të kaluar e deri në prillin e këtij viti dhe duke vazhduar traditën e mirë SBASHK-u për ta do të organizojë Manifestimin kushtuar ditës së madhe të shkollës shqipe dhe mësuesit në Pallatin e sporteve 1 tetori në Prishtinë. Do të jetë ky një moment plot emocione kur punëtorët e pensionuar të arsimit në këtë interval kohor do të jenë bashkë në një atmosferë festive e plot emocione dhe do të marrin mirënjohje dhe nga një orë me emblemën e SBASHK-ut në shenjë respekti për angazhimin e tyre nëpër vite e dekada për arsimimin dhe edukimin e brezave. Në këtë Manifestim pritet të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve të shtetit tonë, por edhe mysafirë të nderuar nga Shqipëria dhe trojet tjera etnike.
Në vazhdim të këtij takimi konsultativ është diskutuar edhe për vazhdimin e organizimit të trajnimeve nga SBASHK nëpër komunat e Kosovës dhe pjesëmarrësit janë pajtuar që kryetarët e nivelit komunal të vazhdojnë me angazhimin dhe përkushtimin në mënyrë që përgatitjet për mbajtjen e trajnimeve të bëhen, si gjithmonë, me kohë dhe rrjedha e tyre të përcillet nga vetë kryetarët e nivelit komunal.
Kryetaret komunalNjë angazhim i veçantë për të cilin është debatuar dhe është arritur marrëveshje është agjenda e takimeve me anëtarët e Kuvendeve sindikale komunale dhe të Universiteteve dhe pjesëmarrësit bashkërisht kanë saktësuar agjendën duke precizuar datat e mbajtjes së këtyre takimeve në të cilat kudo në komunat e Kosovës dhe në Universitete do të bashkëbisedohet me kryetarët e shoqatave e njësive akademike në mënyrë që ata të përcjellin idetë e propozimet konkrete të anëtarësisë për angazhime konkrete, të paraqesin sfidat me të cilat po përballet anëtarësia në institucionet arsimore dhe pastaj të mbajnë takime me anëtarësinë me qëllim të informimit për të gjitha angazhimet . Takimet do të mbahen gjatë gjithë vikendeve duke filluar nga e shtuna e 15 shkurtit e deri në vikendet e fundit të muajit prill. Në këto takime do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut nga niveli qendror.
Edhe në këtë takim kryetarët e Kuvendeve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë përsëritur vendimin dhe kanë qenë kategorik që cili do që shkel Statutin e SBASHK-ut dhe që me angazhime e deklarime bie në kundërshtim me vendimet e organeve legjitime dhe me çështjet që përcakton qartë Statuti i aprovuar nga delegatët e Kongresit më datën 24 shkurt 2018, të përjashtohen nga sindikata jonë.

Butoni posht