Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mësimdhënësit nga shtete të botës në ceremoninë përkujtimore në Aushvic

Delegacioni i SBASHK-ut mes kolegëve sindikalistë nga 17 shtete të botës

 

Prishtinë, 28.01.2020
timthumbKomiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) dhe sindikata të tjera nga e tërë bota janë pjesë e një varg aktivitetesh përkujtuese në 75 vjetorin e çlirimit të Kampit të përqendrimit Aushvic. Në këto aktivitete, që kanë filluar me ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë përfaqësues sindikal të arsimit nga 17 shtete nga e tërë bota. Pjesë e këtij aktiviteti përkujtues janë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.de
Përfaqësuesit e SBASHK-ut para fillimit të programit zyrtar përkujtues kanë zhvilluar takime me kolegë nga shtete të ndryshme dhe janë takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të EI-së, David Edvards dhe me drejtoren për ETUCE, Suzan Flocken
Aktivitetet përkujtuese do të zgjasin 4 ditë dhe janë organizuar nga sindikata ZNP e Polonisë, anëtare e ETUCE në bashkëpunim me Unionin e Mësuesve të Izraelit dhe Sindikatën gjermane të arsimit GEW.
Në ceremoninë zyrtare përkujtimore Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit (EI), z. David Edvards veç tjerash ka alarmuar se po jetojmë në një kohë kur racizmi dhe diskriminimi i të gjitha llojeve po shënojnë rritje kudo në botë dhe se sulmet ndaj vlerave themelore demokratike janë bërë të zakonshme. "Jemi këtu bashkë kolegët nga shtete të tërë botës për të mbështetur njëri-tjetrin e për të shkëmbyer ide në mënyrë që gjeneratat e reja të mos harrojnë kurrë dhe të mos përsëritin gabimet e së kaluarës", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i EI-së, z. David Edvards.
Edhe drejtorja e ETUCE, Suzan Flocken ka lartësuar kujtimin për viktimat dhe ka kujtuar pastaj se mësimdhënësit kudo janë duhet të mbledhin vazhdimisht forcë dhe të vazhdojnë rrugëtimin për një shoqëri demokratike në kohën kur në Evropë sulmet ndaj vlerave demokratike kanë shënuar rritje.
Ky aktivitet përkujtues do të vazhdojë me mbajtjen e takimeve dhe Konferencave tematike që lidhën me 27 janarin dhe 75 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushfic duke lartësuar kështu kujtimin për më shumë se 1 milionë viktima që u persekutuan dhe u vranë në këtë kamp nga forcat naziste.vyvv

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook