Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një vikend me trajnime të shumta nëpër komunat e Kosovës

Pjesëmarrësit marrin njohuri të reja, po edhe japin ide për angazhimet sindikale

 

Prishtinë, 10.12.2019


80326557 601806857302493 6205369281836744704 nEdhe vikendi që iku SBASHK-un e ka gjetur duke zhvilluar trajnime me mësimdhënës nga shumë komuna të Kosovës. Trajnimet janë vetëm njëri nga angazhimet e SBASHK-ut, por ai ka krijuar interesim të madh mes mësimdhënësve dhe ajo që gëzon është se ky aktivitet po mundëson që pjesëmarrësit të marrin njohuri të reja, por edhe të ofrojnë ide konkrete për angazhimet sindikale në vijim. Kjo po bëhet e mundur ngase trajnerët po zhvillojnë shpesh bashkëbisedë me pjesëmarrësit duke nxitur ata të tregojnë se sa po marrin njohuri, por edhe duke u dhënë mundësi të shprehjes së lirë. 
Në këtë vikend në shkollën "Dardania" të Pejës është mbajtur trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", me trajnerin Isuf Lajçi, në Gjimnazin "Bedri Pejani" është nisur me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof.dr. Hysen Sogojeva. Në shkollën "Tetë Marsi" është nisir me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të Dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe në shkollën "Lidhja e Prizrenit" u nis me trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajneren Pranvera Haziri.79028708 2794891223904595 6739958690029240320 n
Trajnime janë mbajtur këtë vikend edhe në komunën e Gjakovës. Trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik"e ka udhëhequr Hysen Hyseni , trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin Ilir Gashi dhe "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Ramadan Gashi. Në Ferizaj është nisur me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Rexhep Sadiku. 
Do theksuar pjesëmarrësit e të gjitha trajnimeve në Pejë i ka vizituar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit dhe është përgjigjur në shumë pyetjeve. 79472908 429548977921719 8164210437118754816 n

 

Butoni posht