Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe të punësuarit në Universitetin "Kadri Zeka" i bashkohen SBASHK-u

1Capture1Edhe të punësuarit në Universitetin "Kadri Zeka" i bashkohen SBASHK-ut
Bashkërisht në angazhime e arritje të reja
Prishtinë 18.10.2019
22222274214452 2582371448489453 3117464310578675712 nNë ambientet e Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan është mbajtur takimi i parë me anëtarët e SBASHK-ut nga ky institucion i arsimit të lartë. Këtë takim e ka udhëhequr kryetarja e Këshillit iniciues Minire Rexhepi, e cila ka shpalosur pjesë të angazhimeve dhe të bashkëbisedave me të punësuarit në këtë Universitet, të cilët duke parë angazhimin, përkushtimin e SUSHK-ut dhe arritjet e përbashkëta të SBASHK-ut kanë shprehur gatishmërinë që të jenë pjesë e kësaj sindikate që gëzon respekt kudo në Kosovë e më gjerë. Ajo në kuadër të fjalës hyrëse ka falënderuar për pjesëmarrje në këtë takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryetarin e Kuvendit të Sindikatave Univeristare në kuadër të SBASHK-ut, Bardh Bardhi dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.
Kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj është shprehur i lumtur që edhe të punësuarit në Universitetin "Kadri Zeka" i bashkohen SBASHK-ut duke u shprehur se 33333373342415 517496225757303 7763932554717036544 nbashkërisht do të kenë angazhime dhe arritje të reja. Ai ka treguar pastaj edhe për angazhimet e arritjet që janë bërë dhe ka theksuar edhe faktin se në Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vend meritor zënë edhe Universitetet, të cilëve në të kaluarën u ka munguar fare Kontrata Kolektive. Jasharaj ka lavdëruar punën e përkushtimin e kryetarit të Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve, Bardh Bardhi , të kryesisë atje, por edhe të stafit të SBASHK-ut në qendër.
Kryetari i të Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve, Bardh Bardhi bashkë me zyrtarin ligjor Blendor Shatri u janë përgjigjur pastaj shumë pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë takim.
Pas kësaj anëtarët e SBASHK-ut në këtë institucion të arsimit të lartë kanë zgjedhur Këshillin iniciues, i cili do të vazhdojë me angazhimet dhe do të përgatit Kuvendin din zgjedhor të Sindikatës së Universitetit "Kadri Zeka".
Në këtë Këshill iniciues janë zgjedhur : Minire Rexhepi, Refik Ibrahimi, Kosovare Shabani, Ramize Veseli, Kushtrim Demi, Mensur Ajeti dhe Labinota Ramadani.
Duke shprehur respektin për punën dhe angazhimin e SBASHK-ut, sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit , z. Vaxhid Sadriu ka pritur në një takim përmbajtjesor delegacionin e SBASHK-ut duke zhvilluar një bashkëbisedë lidhur me arritjet e shumta që janë shënuar në këtë institucion arsimor dhe duke shprehur bindjen e përbashkët se me një bashkëpunim korrekt me sindikatën do të ketë angazhime të përbashkëta në shërbim të arritjeve edhe më të mëdha në këtë institucion arsimor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook