Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në Konferencën "Migrimi dhe Edukimi" në Bruksel

aaaasSBASHK në Konferencën "Migrimi dhe Edukimi" në Bruksel
Angazhime në shërbim të arsimimit sa më të mirë të fëmijëve të migruar

Bruksel, tetor 2019.
Prishtinë 17.10.2019
aaaa2aOrganizuar nga Komiteti i Sindikatave Evropiane për Arsim(ETUCE) dhe Federata e Punëdhënësve të Arsimit ( EFEE ), është mbajtur në Bruksel Konferenca "Migrimi dhe Edukimi" mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian. Në këtë takim me rëndësi kanë marrë pjesë te gjitha sindikata e arsimit anëtare te ETUCE-s e në mes tyre edhe dy përfaqësues të SBASHK-ut.
Konferencën e hapi kryetarja e ETUCE-së, znj.Christine Blower, e cila përshëndeti pjesëmarrësit dhe i informoj për temën e Konferencës, po ashtu edhe kryetari i EFEE MIchaelv Moriarty, Susan Flocken Drejtoreshë Evropiane e ETUCE-së,Daniel Wisniewski Sekretar i përgjithshëm i EFEE, Riikka-Maria dhe Prof.Nihad Bunar,Jorg Tagger nga zyra qendrore e Komisionit Evropian për dialog social paraqiten rëndësinë dhe format e zhvillimit të dialogut social ne nivel Evropian. Konferenca vazhdoi punimet edhe ditën e nesërme ne objektin ne ndërtesës së Parlamentit të Komisionit Evropian.
3aaa3Përfaqësuesit e SBASHK Ymer Ymeri dhe Rrezarta Bytyqi Bahtjari kanë pasur takime të shumta me kolegë sindikalistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe kanë dhënë kontribut gjatë Konferencës.
Fakti se ka shumë popullatë të cilët nga arsye të ndryshme migrojnë nëpër vende të ndryshme të botës, kjo konferencë është mbajtur për ta gjetur rrugën më të mirë drejt shkollimit të emigrantëve.
Në pjesën e parë të konferencës u zhvilluan shumë debate rreth Migrimit dhe Edukimit, si dhe për dialogun social qe duhet të zhvillohet ne relacionin mësues, prind dhe nxënës.
Ndërsa pjesa e dytë është zhvilluar me punëtori të cilat u ndanë në tri grupe dhe zhvilluan biseda te ndryshme rreth kësaj teme duke dhënë edhe propozimet e tyre duke raportuar ne pjesën qendrorë të konferencës.
Pjesën përmbyllëse të ditës së parë e prezantuan drejtoresha e përgjithshme e ETUC-ës, znj.Susan Flocken dhe sekretari gjeneral z.Daniel Wisniewski.

aaaa4a"Për refugjatët, marrja e një arsimi është mënyra më e mirë për t'u bërë anëtare të plota në vendet e tyre pritëse. Prindërit dhe fëmijët e tyre përfitojnë intelektualist dhe shoqërisht nga ndjekja e shkollës, ku mësojnë për shoqërinë në të cilën ata jetojnë. Azilkërkuesit, në pritje të një vendimi për të ardhmen e tyre, kanë nevojë për kurse themelore gjuhësore - veçanërisht nëse ata janë të mitur të pashoqëruar. Për migrantët pa dokumente, qasja në një arsim bazë siguron stabilitet dhe një pamje të rregullsisë në jetën e tyre, përveç rritjes së vetëvlerësimit. E drejta për arsim kërkon që shtetet të sigurojnë qasje në shërbime arsimore dhe burime financiare, në mënyrë që askush të mos privohet nga shkollimi bazë, në minimumin e zhveshur", janë shprehur ata.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook