Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-ut vazhdojnë t’i shtohen radhët

Edhe Universiteti "Fehmi Agani" i Gjakovës bashkë e në SBASHK


Një moment i veçantë nga kjo viztë pune ishte takimi i delegacionit të SBASHK-ut me rektorin e Universitetit "Fehmi Agani", prof. ass. Dr. Artan Nimani. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim mes tij, stafit udhëheqës dhe SBASHK-ut duke përgëzuar z. Denis Spahija dhe të punësuarit këtu që janë bërë pjesë e SBASHK-ut.
Falë angazhimit të vazhdueshëm te SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe punës së përkushtuar sindikale të kryetarit të Sindikatës së Universiteteve, të Kosovës , Bardh Bardhi dhe kryesisë është shtuar dukshëm numri i anëtarëve të SBASHK-ut edhe në Universitetet e Kosovës .72130294 437981946844046 9025509731115991040 n
Në një takim përmbajtjesor në ambientet e Universitetit "Fehmi Agani" edhe të punësuarit në këtë institucion të respektuar arsimor kanë shprehur vullnetin për t'u bërë pjesë e SBASHK-ut. Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi dhe juristi në SBASHK, Blendor Shatri.
Në hapje të këtij takimi kryesuesi i Këshillit Inicues , Denis Spahija ka përshëndetur mysafirët e takimit e pastaj ka shtuar se edhe të punësuarit e këtij institucioni të lartë arsimor kanë shprehur vullnetin për t'u bërë pjesë e SBASHK-ut ngase kanë vërejtur se kjo sindikatë është duke u angazhuar me përkushtim dhe se ka shënuar rezultate e arritje të konsiderueshme.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka uruar pjesëmarrësit që po bëhen pjesë e SBASHK-ut e pastaj ka folur për arritjet, por edhe për sfidat me të cilat është përballur e pritet të përballet kjo sindikatë duke shtuar se ndjehet krenar që edhe Universiteti "Fehmi Agani" i Gjakovës erdhi bashkë e në SBASHK.
Kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi ka uruar kolegët e tij dhe ka kujtuar se numri i anëtarëve të SBASHK-ut ka universitetet, por edhe nga shkenca e kultura ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe kjo shton forcën dhe angazhimet në SBASHK drejt arritjeve të reja. Ai ka kujtuar se një arritje e madhe, krahas 0.5 % për çdo vit shërbimi, Ligji i viteve të 90-ta, Korrigjimet në Ligjin e pagave , është edhe fakti se falë angazhimit maksimal u arrit të nënshkruhej Kontrata e Arsimit të Kosovës, në të cilën janë përfshirë edhe Universitetet.
Jasharaj, Bardhi dhe Shatri u janë përgjigjur pas kësaj pyetjeve të anëtarëve të rinj të SBASHK-ut në këtë institucion të respektuar arsimor.72941616 454735578499044 895799731198885888 n
Një moment i veçantë nga kjo vizitë pune ishte takimi i delegacionit të SBASHK-ut me rektorin e Universitetit "Fehmi Agani". Rektori prof. ass. Dr. Artan Nimani ka falënderuar mysafirët për këtë vizitë dhe pastaj ka folur për angazhimet e mëdha që janë duke u bërë në këtë Institucion të lartë arsimor për të shënuar arritje të reja. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim mes tij, stafit udhëheqës dhe SBASHK-ut duke përgëzuar z. Denis Spahija dhe të punësuarit këtu që janë bërë pjesë e SBASHK-ut. Ai ka shtuar se do të angazhohet që përfaqësuesi i sindikatës të jetë pjesë në të gjitha institucionet dhe grupet e punës në Universitet.
Jasharaj, Bardhi dhe Shatri kanë falënderuar rektorin Nimani për mikpritjen dhe i kanë premtuar bashkëpunim korrekt dhe mbështetje te sindikatës në angazhimet në shërbim të arritjeve të reja në këtë institucion të arsimit të lartë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook