Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim zgjedhor i Forumit të gruas në SBASHK

U zgjodh kryetarja dhe kryesia e këtij forumi


Me shumicë votash kryetare e Forumit të gruas në SBASHK është zgjedhur Vlora Rexhepi Berisha dhe anëtaret e kryesisë Flutura Demaku Zariqi, Lindita Muja, Florie Rexhepaj, Marigonë Bytyqi, Fevzie Berisha, Arbnesha Aliu dhe Diellza Mamusha.


72627076 2482642931827628 6112108091388461056 n

 

 

 

 

 

 

 

 

Duke harmonizuar pjesë të Statutit të SBASHK me Statutin e BSPK-së është mbajtur takimi zgjedhor i Forumit të gruas në SBASHK. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësueset e deleguara nga të gjitha komunat e Kosovës dhe Universitetet.

72317387 1139559539572917 1403330106692206592 n
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur për angazhimet e bëra dhe për rolin e femrës në këtë sindikatë duke kujtuar se në sistemin e arsimit sa vjen e shtohet numri i femrave të punësuara dhe se në SBASHK femra është e përfaqësuar kudo që nga Kongresi me 50 % të delegatëve, në Këshillin Drejtues , në të cilin 40 % janë femra dhe në kryesi e stafin qendror. Kryetari, para se t'i uronte punë të mbarë këtij takimi , ka kujtuar se në këtë aspekt janë shënuar arritje të mëdha.71881334 406996983558596 7243320434689572864 n
              Pas kësaj punimet e Forumit të gruas i ka udhëhequr nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala e ndihmuar nga sekretarja e përgjithshme, Jehona Oruqi. Nënkryetarja e SBASHK ka shpalosur planin e aktiviteteve të forumit dhe pastaj ka lexuar edhe Rregulloren e punës së forumit, që është aprovuar nga delegatet e këtij takimi.72131976 388770545336119 6631788641599356928 n
Në pjesën e dytë të këtij takimi është kaluar në zgjedhjen e kryetares dhe kryesisë për të cilat funksione kanë garuar një numër i konsiderueshëm i punëtoreve të arsimit. Me qëllim që të jenë të përfaqësuara të gjitha pjesët e Kosovës, në garë kanë marrë pjesë përfaqësuese nga të shtatë rajonet e Kosovës për të cilat është votuar përmes votës së fshehtë e në mënyrë demokratike.
Pas këtij procesi transparent janë numëruar votat për kryetaren dhe anëtaret e kryesisë së këtij forumi.
Me shumicë votash kryetare e Forumit të gruas në SBASHK është zgjedhur Vlora Rexhepi Berisha , e cila ka një përvojë të mirë në aktivitetet sindikale dhe ka përfaqësuar SBASHK-un edhe në takimet ndërkombëtare të grave sindikaliste të Evropës.72631454 409624889932805 3086951355374370816 n
Përmes votës së lirë ka dalë edhe kryesia e këtij forumi : Flutura Demaku Zariqi, Lindita Muja, Florie Rexhepaj, Marigonë Bytyqi, Fevzie Berisha, Arbnesha Aliu dhe Diellza Mamusha.
Forumi në takimin e radhës do të zgjedh edhe delegatët për Forumin e gruas së BSPK-së.72265596 377838146429033 7313103920853680128 n

Butoni posht