Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u edhe gjatë këtij vikendi në shërbim të anëtarësisë

11170929860 476969263144272 8924908750796488704 nSBASHK-u edhe gjatë këtij vikendi në shërbim të anëtarësisë

Prishtinë 23.09.2019

70392290 2393247714089717 2926642787677896704 nDerisa në shumë komuna janë duke u mbajtur grupe të shumta trajnimesh, edhe këtë vikend kanë filluar grupe të reja me trajnime në disa komuna të Kosovës si në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjakovë
Kryetari i SBASHK-ut. z Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa si dhe këshilltar i brendshëm z.Ymer Ymeri sot ishin për vizitë në komunën e Gjakovës, pikërisht në shkollën ,,Hysni Zajmi" ku po mbahet trajnimi " Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" njeri grup me trajnere znj.Jehona Oruqi dhe grupi tjetër me trajner z.Burim Avdijaj. Po ashtu edhe në shkollën "Emin Duraku" ku po mbahet trajnimi " Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" me trajnere znj.Remzie Shahini-Hoxhaj. Kryetari Jasharaj 70514859 2503591506541511 7014377739847204864 nka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në këtë qytet të Kosovës dhe në nivel vendi. Mësimdhënësit nga kjo komunë kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet dhe janë shprehur të kënaqur për organizimin e këtyre trajnimeve.
Në komunën e Prishtinës ka filluar trajnimi " Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" me dy grupe i cili po mbahet në shkollën "Emin Duraku" njëri grup me trajner z.Blerim Mehmeti dhe grupi tjetër me trajner z.Besim Halit. Këto dy grupe i kanë vizituar
z.Ymer Ymeri me znj.Rrezarta Bytyqi Bahtijari ku kanë bashkëbiseduar me mësimdhënësit rreth trajnimeve dhe çështjeve të ndryshme në arsim, dhe me pas kanë vazhduar ne shkollën "Zenel Hajdini" ku po mbahet trajnimi "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnere z.Valentina Sopjani.

Mitrovica këtë javë filloi me trajnimin "Udhëheqja dhe 70478189 3117043691699402 90021423602466816 nPlanifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar " me trajner z.Safet Beqiri, ky trajnim është duke u mbajtur në Gjimnazin "Frang Bardhi" edhe ky trajnim është vizituar nga nënkryetarja znj.Vjollca Shala e cila ka parë nga afër mbarëvajtjen e trajnimit dhe ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për trajnimet dhe çështje të ndryshme qe i preokupojnë ata.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook