Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim lidhur me gjendjen e rëndë në shkollat në Kamenicë

aaw15 shtator 2019
Reagim lidhur me gjendjen e rëndë në shkollat në Kamenicë
Kemi pritur dialog e mirëkuptim, Kastrati do të ndjej unitetin e SBASHK-ut
Kjo fillon që nga nesër kur në Kamenicë do të niset me veprime sindikale, pra me protesta duke filluar nga ora 12 e 30 minuta para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës. Pjesë e kësaj proteste në kamenicë do të jetë edhe kryetari i BSPK-së Avni Ajdini me stafin qendror dhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafi nga qëndra.
U përball me kundërshtime nga prindërit, mësimdhënësit e nxënësit gjatë gjithë verës.Iu bë me dije publikisht qëndrimi i SBASHK-ut kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, por Qëndron Kastrati i trimëruar nga heshtja e MASHT-it, që është e nënkuptueshme sepse Shyqiri Bytyqi kurrë nuk ishte ministër e aq më pak tani kur aderoi në partinë e Qëndronit, i trimëruar edhe nga shkrimet në stilin e tregimeve humoristike të Bexhet Shalës në emër të KMLDNJ-së, që merr thua në mua dhe tani më nxjerr si njeriun e dytë në botë, pas Trampit, vazhdon të sillet Qëndroni në stilin e sulltanit dhe krijon lista për tepricat teknologjike, nuk ua jep tekstet shkollore nxënësve, tekste këto të botuara nga buxheti i shtetit, kërcnon me suspendime nga puna dhe krekoset se kryetarët tjerë në komunat e Kosovës nuk paskanë guxuar të bëjnë mbyllje shkollash e përjashtime masive nga puna të punëtorëve të arsimit, që kanë vite të tëra përvojë në arsim. Qëndroni mundohet edhe të krijojë situata të dhunës e përlasjeve mes mësimdhënsve duke iu ofruar gënjeshtra se do t'i sistemojë disa nëse e përkrahin e do t'i ndëshkojë të padëgjueshmit .
SBASHK ka pritur dialog dhe mirëkuptim për zgjidhjen e drejtë të gjendjes tepër të rëndë. Zhvilluam takime me Qëndronin, e ngritem çështjen edhe në MASHT duke kërkuar qëndrimin e tyre si isnitucioni më i lartë i arsimit dhe themelues i insititucioneve aarsimore, vizituam edhe shkollat e dënuara me mbyllje nga Qëndroni, kërkuam nga anëtarësia maturi. Kërkuam nga prindërit angazhim, që çështja të zgjidhet si duhet dhe që me dialog të arrihet marrëveshje që Kastrati ta tërheq vednimin ,bile për këtë vit, dhe çështja në ngritet pas krijimit të inistitucioneve qëndrore pas votës së lirë më 6 tetor dhe le të veprohet njëjtë nën tërë Kosovën, por me një Strategji të peshuar mirë.
Kastrati mbështetur nga shkrimtari i dobët i tregimeve humoristike e satirike Bexhet Shala dhe nga heshtja e MASHT-it po ndjehet fitues, por e ka gabim. Pritja e SBASHK-ut ka kufi dhe tani Kastrati do të përballet me veprimet unike të sindikatës sonë sepse punëtorët e arsimit në Kamenicë janë pjesë e SBASHK-ut e SBASHK është pjesë e përkrahur fuqishëm e Unionit të Sindidkatave të Arsimit të Evropës më 11 milionë anëtarë dhe e Inernacionales Botërore të Arsimit më 31 milionë anëtarë.
E Shpend Ahmeti le të mos pranojë edhe në të ardhmen takimin me ne se kërkuam këtë tani e dy javë. E Shyqiri Bytyqi dhe të vazhdojë me heshtjen apo më përkrahjen e mbylljes së shkollave dhe me dënimin që fëmijët të udhëhtojnë me dhjetëra kilometra në ditë për të plotësuar egon e sëmurë të Qëndronit, që tani e ka në parti. Le të heshtin edhe liderët në fushatën e nisuar herët zgjedhore , por SBASHK-u nuk do të hesht. Nuk do të hesht sepse në Kamenicë nuk po respekohen ligjet as insititucionet qëndrore e as zëri i prindërve , nxënësve e mësuesve, po fermani i Kastratit.
Insititucione dhe ju liderë pse kjo heshtje e juaja e pastaj do po thonë se SBASHK-u po kalon kompetencat?

aaa f1aaaaf2

Butoni posht