Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u gjithmonë me aktivitete në shërbim të anëtarësisë

aaasSBASHK-u gjithmonë me aktivitete në shërbim të anëtarësisë
Prishtine 14.09.2019

69996514 2657208947652013 6006793350101860352 nËshtë shtuar dukshëm interesimi i anëtarësisë për trajnimet e licencuara të SBASHK-ut.
Derisa në shumë komuna janë duke u mbajtur grupe të shumta trajnimesh, edhe këtë vikend kanë filluar grupe të reja me trajnime në shumë komuna të Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut. z Rrahman Jasharaj sot ishte për vizitë në komunën e Gjakovës, pikërisht në shkollën ,,Emin Duraku" ku po mbahen dy trajnimet " Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social"me trajner z.Blendor Shatri dhe trajnimi "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" me trajnerë z.Alban Zeneli. Kryetari Jasharar ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në këtë qytet të Kosovës dhe në nivel vendi. Mësimdhënësit nga kjo komunë kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet dhe janë shprehur të kënaqur për organizimin e këtyre trajnimeve.
70488449 1726587170809463 8362519711514099712 nNë komunën e Prishtinës ne shkollën "Zenel Hajdini" ka filluar trajnimi "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnere z.Valentina Sopjani, këtë grup e ka vizituar nënkryetarja e SBASHK-ut z.Vjollca Shala me një pjesë të stafit të SBASHK-ut
Interesim shumë të madhë kemi edhe ne komunën e Ferizajt në këtë vikend kanë filluar tri grupe: "Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajner z.Hysen Sogojev. " Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" me trajner z.Ramadan Gashi dhe trajnimi "Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm" me trajnere znj.Besa Krasniqi, trajnime këto të cilat po mbahen në shkollën "Tefik Çanga ".Në këtë komunë për vizitë ishte z.Shala e cila bashkëbisedoi me mësimdhënësit për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut.
Mitrovica këtë javë filloi me trajnimin ""Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik" me trajner z.Muhamet Jahiri, ky trajnim është duke u mbajtur në Gjimnazin"Frang Bardhi" edhe ky trajnim është vizituar nga nënkryetarja znj.Vjollca Shala e cila ka parë nga afër mbarëvajtjen e trajnimit dhe ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit për trajnimet dhe çështje të ndryshme qe i preokupojnë ata.70415267 526994594714577 4359658510024179712 n70538355 796711604077125 9083534460112076800 n70182248 2403826309737294 996796866416869376 n69996514 2657208947652013 6006793350101860352 n

Butoni posht