Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Të bashkuar për trajnimet për mësimdhënësit

1gjkkkTë bashkuar për trajnimet për mësimdhënësit
Prishtinë 09.09.2019
22wwSBASHK-u në bashkëpunim edhe me ETUCE-n, sindikatat komunale dhe sindikatat e shkollave gjatë këtij vikendi ka organizuar tetë grupe trajnimesh. Këtij organizimi janë bashkangjitur edhe trajnerët e SBASHK-ut, ku një kontribut të madhe po e japin profesorët e universitetit të Prishtinës e në veçanti dega e gazetarisë për trajnimin "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik".
SBASHK-u ka planifikuar që nga fillimi i vitit shkollor deri në përfundim të këtij viti kalendarik të mbajë 18 grupe trajnimesh ( 6 - trajnimin "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik". 6 - 6viti edukim,, Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social" dhe 6 - trajnimin ,, Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social").
E këtë plan të SBASHK-ut gjatë vizitës që ka qenë në Kosovë drejtoresha e Evropës (ETUCE) znj.Susan Flocken e ka përkrahur duke e mbështetur këtë iniciativë me një ndihmë simbolike por shumë domethënës ku ka siguruar materialët për 180 pjesëmarrës, siç janë: Lapsat, fletoret, letra me ngjyrë, letra të bardha, flip-charta dhe markera), kurse nga ana tjetër sindikatat e shkollave po kontribuojnë për pagesat e trajnerëve sidomos për trajnimin t "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik", kurse trajnerët për trajnimin ,, Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social", për këto grupe të lartcekura po i pagun selia qendrore e SBASHK-ut, ndërsa për trajnerët e Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar, po i paguna 9 drenassindikatat komunale.
Gjatë vizitave që ju bënë grupit për "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik"në Viti nga koordinatori për organizim të brendshëm z.Ymer Ymeri bashk me stafin e SBASHK-ut kanë vërejtur një angazhim dhe entuziazëm të shkëlqyer të pjesëmarrësve në trajnim dhe një punë shumë të mirë që po bëhet nga trajnerët, gjë e cila dëshmon edhe me vlerësimet qe kanë dhëne pjesëmarrësit në fund të trajnimeve, pasiëe ky trajnim i ka dy anë pozitive, njëra anë është se pjesëmarrësit pajisën me 32 ore trajnimi bazik të nevojshme për licensim apo rilicensim dhe ana tjetër pajisen me njohuri rreth të menduarit kritik rreth mediave dhe analizave të plasuara nga mediat e ndryshme, gjë që lën të kuptoj se çdo gjë që del në media nuk do të thotë që është i saktë.
Me të njëjtin entuziazëm kanë punuar edhe grupi i trajnimit i udhëhequr nga trajnerët z. Alban Zeneli dhe znj.Blerta Blakajn me mësimdhënesit në komunën e Gjakovës që është mbajtur në Gjakovë e i cili trajnim 7vitigjuhdo të vazhdon edhe javën e ardhshme nën udhëheqjen e këtyre trajnerëve.
Grupi i Drenasit shprehu falënderimet ndaj organizatorit të këtij trajnimi dhe shprehen respekt të lartë për trajnerët z.Dren Gërguri dhe Gëzim Qerimi dhe kërkuan nga SBASHK që të shikon mundësit që këtë dhe trajnimet tjera të organizojnë edhe për kolegët tjerë nga komuna e Drenasit të cilët nuk kane mundur të përfshihen në këto trajnime.
Interesimi për të fituar njohuri ishte i madhe në të gjitha grupet e trajnimit gjë që u vërejt se shumica e këtyre grupeve te trajnimit minutat e pauzës i shfrytëzuan me pyetjet drejtuar organizatoreve të trajnimit që ishin nëpër vizita kryesisht për qështje sindikale por edhe për trajnime me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim.
Vizitë ju bë edhe dy grupeve të trajnimit në Prishtinë që po mbahen për ,, Forcimi i Kapaciteteve për Udhëheqjen Efektive të Dialogut Social", gjegjësisht një grup në shkollën "Faik Konica" me trajner 55faikkonicz.Blendor Shatri dhe tjetri në shkollën "Elena Gjika" i cili u mbajt në shkollën "Faik Konica"
I njëjti trajnim u mbajt edhe në Gjakovë më mësimdhënësit e kësaj komune më trajnerin Prof. Hysen Sogojeva.
SBASHK-u përveç këtyre tre grupeve të trajnimeve të planifikuara që nga qershori për të filluar mbajtjen e tyre në shtator është duke vazhduar edhe me trajnime tjera siç janë ,, Mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për Ciklin Fillor dhe të Mesëm" me trajner Prof..Atdhe Hykolli i cili e mbajti në Viti me mësimdhënës nga shkollat të ndryshme nga kjo komunë ku edhe në këtë trajnim ishin organizatoret e SBASHK-ut për ta parë procesin e mbarëvajtjes së trajnimeve, e të njëjtën gjë e bënë edhe ne Lipjan me grupin e trajnimit që po zhvillohet me temë: "Aplikimi i Programeve Kompjuterike në Mësimdhënie" me trajnere Prof.Igballe Olluri.
Në fund SBASHK falënderon trajnerët qe po bëjnë maksimumin e tyre më qëllim që pjesëmarrësit të 8prsafetmarrin njohuri në këto trajnime e kjo njohuri ndikon në rritje e cilësisë në arsim, përkundër një pagese simbolike qe ju bëhet për katër ditët e trajnimit.

3ww

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook