Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kanë rinisur trajnimet e organizuara nga SBASHK

1 Edukimi Medial Sh.f.m Dardania PrishtinëKanë rinisur trajnimet e organizuara nga SBASHK
Nismë e mbarë e trajnimit për mediet dhe rolin e tyre në shoqëri
Prishtinë 28.08.2019
3 Edukimi Medial Sh.f.m Dardania PrishtinëNë komunën e Prishtinës si dhe të Vushtrrisë 90 mësimdhënës filluan trajnimin për mediet dhe rolin e tyre në shoqëri , organizuar nga SBASHK-u me trajnerët, që janë profesorë të Departamentit të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës.
Për t'i përshëndetur e për t'ju uruar fillim të mbarë të vitit shkollor dhe të këtij trajnimi pjesëmarrësit i ka vizituar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymëer, zyrtaren për medie dhe trajnime, Rrezarta Bahtiari Bytyqi dhe kryetarin e Kuvendit të SAF e SAM të Prishtinës, Ahmet Pllana. Ata kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimit dhe me trajnerët dhe kanë parë nga afër se kushtet e punës janë të mira këtu. Pas kësaj përfaqësuesit e SBASHK-ut u kanë shpërndarë fletore dhe materiale të tjera të trajnimit, dhuratë këto nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës.
Ky trajnim ka zgjuar interesim të madh te 2 Edukimi Medial Sh.f.m Ismail Qemali Prishtinëmësimdhënësit e Prishtinës dhe komunave tjera dhe prandaj trajnerët Alban Zeneli, Muhamet Jahiri, Remzie Shahini Hoxha dhe Faton Ismajli janë shprehur të kënaqur me dinamikën e punës dhe me përkushtimin e vijuesve të trajnimeve.
Po i njëjti trajnim ka nisur edhe në komunën e Vushtrrisë me trajnerët Gezim Qerimi dhe Dren Gerguri. Për t'ju uruar fillimin e vitit të ri shkollor dhe angazhim e arritje të larta në këtë trajnim ata i ka vizituar nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala bashkë me kryetarin e SAF e SAM të Vushtrrisë, Alush Maloku.. Ata kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit në këtë trajnim dhe kanë uruar që viti i ri shkollor të jetë me plot arritje në punën edukative e arsimore dhe në angazhimet e shumta sindikale.
SBASHK-u do të vazhdojë me trajnimet edhe në komunat tjera të Kosovës duke kontribuar kështu që kolegët tanë kudo jenë të marrin dije të reja nga sfera të ndryshme arsimore e sindikale dhe të arrijnë numër të konsiderueshëm të numrit të orëve të 5 Edukimi Medial Sh.f.m Ismail Qemali Prishtinëtrajnimit, orë këto që kërkohen për licencat dhe gradimet në të ardhmen.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook