Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati vizitoi selinë e SBASHK-ut

sbashk kamenica mesimi2

Prishtinë,27 gusht 2019

SBASHK- Me të gjitha mundësitë do të kundërshtohet mbyllja e shkollave

Duke u përballur me reagimin publik të SBASHK-ut kundër idesë së tij që, gjoja në emër të reformës në arsim, të mbyll një numër shkollash në Kamenicë, kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e një OJQ-je, që del se është ideatorë e idesë së mbylljes së një numri shkollash, kanë vizituar selinë e SBASHK-ut dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedë të gjatë me stafin e sindikatës së arsimit.
Gjithë ajo që është përsëritur nga z. Kastrati dhe anëtarët e kësaj OJQ-je se ideja është në dobi të nxënësve dhe punëtorëve të arsimit nuk ka qenë e mbështetur në argumente të qëndrueshme dhe është2 kundërshtuar me argumente nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafi tjetër i kësaj sindikate.
Ata kanë përsëritur se duke përfaqësuar zërin e punëtorëve të arsimit të Kamenicës dhe komunave tjera dhe duke iu bashkëngjitur kundërshtimit të pjesës më të madhe të prindërve nga kjo komunë janë kundër mbylljes së shkollave atje dhe kanë kërkuar nga kryetari Kastrati që ta tërheq këtë ide në mënyrë që viti shkollor edhe në Kamenicë të filloi pa probleme. Në të kundërtën i është me dije se do të përballet me reagimet sindikale, gjegjësisht me grevën në të gjitha shkollat e kësaj komune dhe me solidaritetin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova.

sbashk kamenica mesimi
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë ngritur shumë pyetje që duhen dhënhë përgjigje lidhur me këtë iniciativë dhe janë shprehur se nuk janë të autorizuara OJQ-të që të merren me veprime në arsimin e Kosovës, por se me këto duhet të mirren institucionet qendrore dhe ato lokale duke analizuar çdo imtësi në mënyrë që të mos kemi dështime të veprimeve e dëme që i janë shkaktuar arsimit me eksperimente të vazhdueshme në baz ëtë tekave të individëve.
SBASHK-u i ka bërë me dije kryetarit Kastrati se shteti i Kosovës ka paraparë të buxhetin e vitit 2019 mjete për numrin aktual të punëtorëve të arsimit dhe se edhe në të ardhmen do të punohet që të ketë buxhet të mjaftueshëm sepse pak kush në Kosovë do të përkrah mbylljen e shkollave, por ka shumë më tepër të angazhuar që të përmirësohen kushtet e punës në shkolla dhe nëse gjendja në disa shkolla të Kamenicës sa i takon objekteve përcjellëse është e keqe, atëherë kjo nuk përmirësohet me mbyllje shkollash, por përgjegjësinë për gjendjen e bartin institucionet gjegjëse lokale.
Në këtë takim kryetari Kastrati pohoi se ideja e tij nuk është debatuar në as një seancë me asamblistët e kësaj komune, duke konsideruar se për këtë nuk ka nevojë.
Udhëheqësit e SBASHK-ut të nivelit qendror edhe në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i sindikatës së arsimit fillor e të mesëm të Kamenicës, Nazim Jakupi, i bën edhe një apel kryetarit Kastrati që të heq dorë nga kjo ide e ngutshme dhe e pa analizuar mirë dhe për çështje të tilla të debatohet në nivelin qendror pas konstituimit të institucioneve të Kosovës të Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e lira të tetorit ose do të përballet me reagimin konkret dhe me veprimet sindikale.sbashk kamenica mesimi23

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook