Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vizitoi Departamentin e Pensioneve të Kosovës

CaptureaaaaaSBASHK-u vizitoi Departamentin e Pensioneve të Kosovës
Bashkëbisedë për rrjedhën e aplikimit për Ligjin e viteve të 90-ta
Prishtinë 26.08.2019
2222222269642944 868639083497688 1151844060521037824 naaaaaaaaaaaaaaaaPasi ishin përcjellë në SBASHK disa nga shqetësimet dhe ishin ngritur pyetje konkrete lidhur me aplikimin për të gëzuar të drejtën e shtesës në pension në bazë të Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm, Ymer Ymeri dhe asistentja në SBASHK, Vlora Berisha kanë vizituar Departamentin e Pensioneve të Kosovës . Aty janë pritur nga drejtori i këtij Departamenti ,z. Bahri Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë.
Delegacioni i SBASHK-ut në këtë takim ka përsëritur shqetësimin pse është kërkuar fatura për tatimin në pronë, e cila si kujtuan ata, nuk është përmendur në Udhëzimin Administrativ të MASHT. Drejtori Xhaferi tregoi se kjo është bërë me qëllim që të përcaktohet saktë adresa e banimit të përfituesit të shtesës dhe se ky Departament nuk shikon sa ka paguar aplikuesi e sa i ka mbetur borxh nga obligimi tatimor, por se shikohet adresa e saktë e tij.
3333333369860627 691518441312604 2987048513398898688 nDrejtori Xhaferti ka dhënë edhe sqarimin në pyetjen e SBASHK-ut se bashkëshorti e bashkëshortja që ende nuk kanë moshën e pensionimit a mund ta gëzojnë që tani shtesën për bashkëshortin a bashkëshorten në emër të punës në vitet e 90-ta. Drejtori Xhaferi ka shpjeguar se me ligj është e përcaktuar se individi pensionin, por edhe cilën do shtesë që ka të bej me skemat pensionale e gëzon vetëm kur pensionohet, e jo para kësaj moshe dhe kur është duke punuar.
Drejtori i këtij Departamenti ka njoftuar se aplikimi ka nisur nëpër komuna dhe se është duke ecur me ritëm normal. Ai ka rikujtuar se me të filluar implementimi i Ligjit, pensionistët e arsimit, që kanë punuar në vitet e 90-ta, shtesën në emër e në respekt të punës në ato vite do ta marrin në mënyrë retroaktive nga muaji kur ligji është botuar në gazetën zyrtare.
Të dy palët janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë me takimet dhe bashkëpunimin në shërbim të pensionistëve të arsimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook