Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Drejtorja e DKA-s znj. Shpresa Shala vizitoi SBASHK-un

f3aDrejtorja e DKA-s znj. Shpresa Shala vizitoi SBASHK-un
Gatishmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit
f2aDrejtorja e drejtorisë së Arsimit të Prishtinës znj. Shpresa Shala me bashkëpunëtoret z. Fatos Osmani zyrtar i lartë në DKA si dhe znj Anita asistente kanë vizituar SBASHK-un dhe në një bashkëbisede korrekte ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoje me SBASHK-un në shërbim të arsimit të kryeqytetit, drejtorja Shala ka shpalosur shumë ide në rritjet të cilësisë në arsim pa cenuar normat e mësimdhënësve dhe interesat e tyre duke kërkuar mbështetjen dhe angazhimin e përbashkët me SBASHK-un.
Drejtorja Shala ka shprehur shqetësimin për një numër mësimdhënësish të prekur nga sëmundjet e renda te cilët janë te shtrënguar të punojnë edhe pse në gjendje të renduar shëndetësorë, përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur se qe moti kane ngritur këtë qështje dhe do te bashkëpunojnë bashkërisht më këtë drejtori qe këta mësimdhënëse të lirohen nga procesi mësimore duke ua siguruar ligjërisht një pension me vlerën prej 70% te pagës aktuale.
Ide tjetër e drejtores Shala që ka gjetur mbështetjen f1ae SBASHK-ut është ajo që të provohet me profilizimin nga klasa e trete e mësimdhënësve të gjuhës shqipe dhe matematikes ngase kështu konsiderohet se do te rritet cilësia në arsim, në këtë takim janë debatuar edhe qeshtje tjera me marrëveshjen dypalëshe që takimet te vazhdojnë edhe në të ardhmen për të ngritur dhe realizuar ide në shërbim të arsimit të kryeqytetit

Butoni posht