Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kongresi i tetë i Internacionales Botërore te Arsimit në Tajlandë

66979030 454955708392712 4476919067189444608 nKongresi i tetë i Internacionales Botërore te Arsimit në Tajlandë
Prishtinë 23.07.2019
67531832 471699080312692 7120849695647203328 nInternacionalja Botërore e Arsimit ka nisur Kongresin zgjedhor në Bangkok të Tajlandës. Para se të bëhej hapja solemne e kësaj ngjarje të veçantë për sindikatat e arsimit janë zhvilluar aktivitetet të shumta përmes tryezave dhe takimeve mes përfaqësuesve të sindikatave të ndryshme për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit.
Mes delegateve, që përfaqësojnë 31 milionë punëtorë të arsimit, janë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut. Ata në kuadër të aktiviteteve para Kongresit kanë marrë pjesë në tryeza për të debatuar për tema të ndryshme, po ashtu kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të Internacionales Botërore të Arsimit dhe ata të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës.
cdcdcdNjë takim i veçantë ishte me kryetaren e Internacionales Botërore të Arsimit, znj. Susan Hopgood, me të cilën delegacioni i SBASHK-ut ka biseduar për aktualitetin në arsim dhe sfidat që po përballet arsimi në Kosovë.
Delegacioni i SBASHK-ut kishte një takim të veçantë edhe me drejtoren e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës(ETUCE), znj.Susan Flocken, në bashkëbisedë me përfaqësuesit e SBASHK-ut ajo i ka përgëzuar ata dhe punonjësit e arsimit në Kosovë për unitetin dhe qëndrimin dinjitoz në angazhimet për realizimin e kërkesave të arsyeshme. Delegacioni i SBASHK-ut e ka njoftuar znj. Flocken për angazhimet dhe zhvillimet nga vizita e saj në Kosovë e deri sot. Ata po ashtu kanë treguar edhe për trajnimet e zhvilluara dhe shërbimet e angazhimet në shërbim të anëtarësisë, Drejtorja e ETUCE-së ka rikonfirmuar mbështetjen për SBASHK-un në të gjitha aktivitetet sindikale.
Agjenda e aktiviteteve është shtuar shumë ne fillimin solemn të Kongresit të tetë. Në hapjen solemne rinia e Tajlandës ka shpalosur një program artistik duke prezantuar muzikën dhe veshjen kombëtare.
Pas kësaj kryetarja e Internacionales Botërore e arsimit, znj. Suzan Hopgood u është drejtuar sindikalistëve të arsimit nga e tërë bota me një fjalë rasti duke i kujtuar me sfidat nëpër të cilat po kalon arsimi kudo në botë, ku mes të tjerash ajo tha: "...A jeni gati për të marrë rrol udhëheqës? Rroli udhëheqës do të thotë avancimin e profesionit tonë, promovimin e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe të sindikatave dhe arsimim publik falas për të gjithë!
67493153 369232283740437 885031857345789952 nAjo gjithashtu ka kujtuar se ky sektor i rëndësishëm kudo po has në sfida e vështersi, prandaj kërkohet përkushtim e unitet.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook