Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në një takim me rëndësi të sindikatave të arsimit të Evropës

IMG ab3529a79fca11775ec07f3b88ecbffa VSBASHK në një takim me rëndësi të sindikatave të arsimit të Evropës
Në Qipro sindikalistët debatojnë për integrimin e refugjatëve në arsim

Prishtinë 18.06.2019

64591232 919678878374468 648517603312009216 nNë Larnaka të Qipros është duke u mbajtur aktiviteti i radhës i organizuar nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës. Kësaj radhe ETUCE është duke përgatitur sindikatat anëtare për një qasje sa më të suksesshme për të promovuar integrimin efektiv të emigrantëve dhe refugjatëve në arsim në vendet nga vijnë këto sindikata. Këtë Konferencë e ka kryesuar drejtorja e ETUCE-s, znj. Suzan Flocken , e cila ka përshëndet pjesëmarrësit dhe pastaj edhe ka kujtuar rolin që kanë sindikatat e mësimdhënësve në integrimin sa më të plotë të fëmijëve të emigrantëve e refugjatëve në sistemin arsimor te vendit në të cilin kanë gjetur mbështetje dhe strehim.
Pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm është edhe SBASHK-u. Përfaqësuesi i SBASHK-ut në këtë Konferencë ,z.Ymer Ymeri ka zhvilluar shumë takime me përfaqësues të sindikatave tjera me qëllim që të shtohet bashkëpunimi sindikal dhe të formësohen idetë për angazhimet në shërbim të anëtarësisë.
fototoPërfaqësuesi i SBASHK-ut është i bindur se gjatë kësaj Konferencë do të fitohen njohuri të shumta për mes trajnimeve për të qenë sa më të përgatitur përball sfidave të kohës në të cilën po ndodhin shumë konflikte dhe me këtë edhe shtohet numri i refugjatëve, të cilët ikin nga vendet e tyre nga shkaku i rrezikut të jetës nga veprimet luftarake në endlindjen e tyre.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut, krahas kontributit në Konferencë, do të vazhdojë të ketë takime me përfaqësues të Sindikatave nga shtete të ndryshme me qëllim të këmbimit të përvojave për çështje të rëndësishme të organizimit sindikal.

 

 

 

 

 

IMG 2813db9cd1a7c4cf57315eb731ec3870 VIMG c7898ba9027b13b1b2c1f392a523892b V

 

 

 

 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook