Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Apliko për punë vullnetare në SBASHK

llogo sb

Fito përvojë në një organizatë të madhe !

 

NË KËRKIMTË STUDENTËVE ENTUZIASTË
Nëse praktikës suaj dëshironi t'i jepni përvojë dhe standarde të një organizate të madhe dhe nëse i plotësoni kriteret e shënuara më poshtë atëherë aplikoni për punë vullnetare në SBASHK.
Po kërkojmë vullnetarë të cilët:
• Janë fleksibil dhe të gatshëm për të mësuar
• Kanë investuar në studimet e tyre dhe janë të orientuar drejt zhvillimit profesional dhe edukativ
• Kanë aftësi që t'i kuptojnë dhe të komunikojnë me anëtarët tanë si dhe të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi
• Përkushtim i lartë në punë
• Aftësi të punojë sipas afateve kohore dhe të përshtatet me punë në grup
Kërkojmë vullnetarë për këto lëmi:
1.Gjuhë Angleze (3 persona)
2.Juridik ( 2 persona)
3.Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit ( 2 persona )

 

Detyrat
Vullnetarët do të jenë aktivë:
1.Për publikimin dhe rifreskimin e ueb faqës së SBAShK-ut në gjuhën angleze dhe për dërgimin dhe përkthimin e e-mail-ave nga gjuha angleze dhe anasjelltas ( për pozitën 1)
2.Për punë juridike,për përgaditjen e ankesave,kërkesave,padive,pjesëmarrje në seanca gjygjësore bashkë me juristin e SBAShK-ut (për pozitën 2)
3.Mirëmbajtjen e kompjuterëve të SBASHK-ut dhe pajisjeve tjera teknologjike, krijimin e tabelave dhe bazave të të dhënave (për pozitën 3)

 

Kualifikimet
1.Për pozitën 1: Apsolvent apo Beqelor i Gjuhës angleze
2.Për pozitën 2 : Apsolvent apo Beqelor i Juridikut
3. Për pozitën 3: Apsolvent apo Beqelor i Teknologjisë së Informacionit

 

Vendi:
Në zyrat qendrore të SBASHK-ut, Rr " Agim Ramadani " Qendra e Studentëve ,Drejtoria, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 16:00
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 maj 2019.

 

Tjera
Kjo thirrje është për vullnetarë që mund të kryhet nga shtëpia dhe me kontratë 1 vjeçare dhe pa pagesë. Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e cekura më lartë duhet të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV e tyre në e-mail adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.  dhe Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. . Ata të cilët përzgjedhen do të ju kërkohen edhe dokumente shtesë.

Butoni posht