Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim i SBASHK-ut lidhur me idenë e MASHT për mësimin tërëditor

downloadReagim i SBASHK-ut lidhur me idenë e MASHT për mësimin tërëditor
Për mësimin tërëditor duhen plotësuar shumë kushte e kërkesa

Prishtinë, më 30 prill 2019,
Nuk është e sotme ideja e MASHT-it për të nisur me mësimin tërëditor. Tani kjo ide ka të bëjë më 29 institucione arsimore, gjegjësisht nga një shkollë në të gjitha komunat e Kosovës. Këtë ide me argumente e ka kundërshtuar SBASHK-u edhe vitin e kaluar dhe vazhdon ta kundërshtojë duke e cilësuar si një eksperiment të ri dhe shumë të dëmshëm ndaj sistemit arsimor në Kosovë.
Për mësimin tërëditor duhet shikuar praktikat në vendet e Evropës dhe do të shihet se nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen në mësimin tërëditor, por janë kuadro shtesë. Po ashtu ky mësim nuk është obligativ për të gjithë nxënësit, por në shkollat e Evropës, që kanë krijuar gjithë kushtet e duhura, nxënësit shkojnë në mësimin tërëditor sipas nevojave dhe prirjeve të tyre. Po ashtu, në ato shkolla janë krijuar edhe kushtet shtesë e që janë kuzhinat shkollore dhe ambiente mësimi e rekreacioni. Këto nuk i ka ende as edhe një shkollë në Kosovë.
MASHT po ashtu, duhet të di se para pak viteve ishte provuar me një eksperiment të tillë në disa shkolla të Prishtinës, por kjo u ndërpre në mënyrë të heshtur pasi ishin krijuar shumë pakënaqësi e revolta te prindërit dhe nxënësit.
Ideja për mësimin tërëditor mbase mund të realizohet në të ardhmen në institucionet e Arsimit Parauniversitar të Kosovës atëherë kur krijohen kushte e ambiente të mjaftueshme për punë e veprimtari mësimore e rekreative, kur të sigurohen kuzhina dhe kur të sigurohet buxhet i mjaftuar për rekrutimin e kuadrove të reja që do të ndihmonin në realizimin e mësimit tërëditor. Derisa nuk ndodhë kjo, SBASHK-u ishte dhe mbetet kundër idesë së MASHT-it lidhur më mësimin tërëditorë

Butoni posht