Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe SBASHK-u mes mijëra protestuesve në Bruksel

58382433 971099396431514 5327065473580269568 nU mbajt protesta masive e mësimdhënësve të Evropës
Edhe SBASHKu mes mijëra protestuesve në Bruksel

Prishtinë 26.04.2019
58604179 272132770406367 138031053368459264 nMijëra punëtorë të arsimit si dhe të sektorëve tjera nga shtetet e ndryshme të Evropës janë bashkuar sot në qendrën e Brukselit, për të marshuar nëpër rrugët kryesore të këtij qyteti drejt ndertesës së komesionit të Evropës, në këtë demostratë masive kanë marrë pjesë edhe përfaqsuesit e SBASHK-ut të cilët kanë gëzuar respekt të veçantë nga organizatorët e këtij aktiviteti sindikal. Përfaqësuesit e SBASHK-ut fillimisht kanë vizituar selinë e Unionit të sindikatave të Evropës dhe atyre ju ka dëshiruar mirëseardhje drejtoresha e përgjithëshme znj.Susan Flocken, do theksuar se në shenjë respekti për arritjet sindikale dhe për ardhjen për të marrë pjesë në këtë demostratë të madhe, përfaqsuesit e SBASHK-ut janë nderuar duke i vënë në rreshtin e parë të protestës. Ata pjesëmarrjen në këtë protest e kanë dëshmuar edhe me flamurin e SBASHK-ut i cili ka valuar në Bruksel në mes dhjetra flamujsh të sindikatave tjera, pasi kanë marshuar nëpër sheshet kryesore të Brukselit e duke brohuritur zëshëm në mbrojtëje të profesionit dhe figurës së mësuesit ata janë ndaluar para ndertesës së komisionit Evropian dhe përfaqsuesit nga sindikatat organizatore të protestës i kanë drejtuar kritikat dhe kërkesat e tyre ndaj parlamentit të Evropës dhe Qeverive të shteteve nga kan ardhur këto sindikata.
58379991 278709329744607 7362852217805602816 nNë emër të mësimdhënësve të Evropës para mijëra demostruesve foli drejtoresha e përgjithshme znj, Susan Flocken. Ajo ka përmendur katër kërkesat kyqe drejtuar parlamentit dhe institucioneve të shteteve të Evropës duke kërkuar që të shtohet buxheti për arësimin , të forcohet dialogu social dhe që sindikatat e arsimit të jenë gjithëmonë të pranishme në vendimarrje, protesta është përcjellë me brohoritje të vazhdueshme dhe ka përfunduar në mënyrë të qetë.
Pas protestës, drejtoresha e përgjithshme znj Flocken ka takuar delegacionin e SBASHK-ut duke shprehur respektin e saj të lartë për punën që po bënë kjo sindikatë e për ta përseritur edhe njëherë se SBASHK-u gjithëmonë do ta ketë mbështetjen e 11 milion mësimdhënësve të Evropës që janë në komitet të sindikatave të arësimit të Evropës (ETUCE).
Znj. Flocken është shprehur se do ta vizitojë së shpejti Kosovën bashkë me kryetaren e ETUCS znj.Christine Blower , për të shprehur kështu mbështetjen dhe përkrahjen për SBASHK-un.

 

Butoni posht