Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një vizitë e veçantë në selinë e SBASHK-ut

1111158383111 998161693721889 3074144948308672512 nNjë vizitë e veçantë në selinë e SBASHK-ut
Gazetari gjerman Glaser dëshiron të shkruaj artikuj për SBASHK-un

Prishtinë 24.04.2019
Udhëheqësi i GIZ-it gjerman, z. Boris Scharlovski bashkë me zyrtaren Alberta Alihajdari kanë shoqëruar në një viztë në SBASHK gazetarin gjerman z.Norbert Glaser, i cili njëherë është edhe konsultat për medie i akredituar nga ana e GIZ-it.
57550600 1208159452686337 2110363005869883392 nUdhëheqësi i GIZ-it gjerman, z. Boris Scharlovski ka treguar për arsyen e kësaj vizite duke u shprehur se ka kohë të gjatë që GIZ bashkëpunon me SBASHK-un në shërbim të një arsimi më të mirë në Kosovë.
Gazetari Glaser ka treguar se në përvojën e tij të gjatë prej gazetari ka shkruar shumë artikuj për sindikatat dhe kësaj radhe është angazhuar pikërisht nga Sindikata e Bashkuar e Mësimdhënësve të Gjermanisë që gjatë viztës në Kosovë të përgatis artikuj për sistemin arsimor e në veçanti për aktivitetet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur mysafirët dhe pastaj i është përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarit Glaser lidhur me historikun e SBASHK-ut, angazhimet në kohët e okupimit dhe sfidat, arritjet dhe angazhimet në gjithë vitet e pasluftës.
58419282 2385317598179981 2549866717211787264 nKryetari Jasharaj duke dhënë këtë intervistë ka kujtuar kohët e vështira të okupimit dhe ka lavdëruar miqtë ndërkombëtarë e veçmas sindikatën gjermane të arsimit, atë të Holandës dhe mikun e madh Valter, Sllovenisë dhe mikun e madh Shtrukelj dhe udhëheqësit sindikal të Internacionales Botërore të Arsimit, e veçmas sekretarin e përgjithshëm Fred Lieven të cilët ishin vazhdimisht pranë SBASHK-ut në kohët e vështira duke e ndihmuar dhe duke i dhënë mundësi që të tregojë realitetin e vështirë në arsimin e Kosovës në vitet e 90-ta. Kryetari Jashraj ka shtuar se edhe në vitet e para të pasluftës miqtë ndërkombëtar e ndihmuan arsimin shqip. Ai ka përmendur edhe vizitën studimore në Gjermani në mbështetje të GIZ dhe takimet e shumta dhe përkrahjen e mikpritjen që kanë hasur kudo në Gjermani nga kolegët e sindikatës GEV.
Kryetari i SBASHK-ut i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të tjera gazetarit Glaaser.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook