Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Nuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror

logo sbashkNuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror
Prishtinë, 29 mars 2019
SBASHK duke i uruar nxënësit për përfundimin e periudhës së dytë mësimore iu dëshiron atyre dhe prindërve momente të bukura të pushimit me urimin që nxënësit dhe mësimdhënësit më 8 prill të rinisin angazhimet në betejat për dituri të reja.

Mësimdhënës të nderuar kujtojmë se ky vit na shoqërori me sfida të mëdha në përpjekje për të realizuar kërkesat tona të drejta. Ju përgëzojmë edhe një herë për unitetin e treguar sepse pas grevës kishte edhe tentime që me dezinformata e shpifje të dëmtohej uniteti i SBASHK-ut, por ju treguar vetëdije të lartë dhe ruajtët unitetin dhe figurën e respektuar të mësimdhënësit e sindikalistit. Këshilli Drejtues duke përcjellë zarfin tuaj ka vendosur që orët e humbura në grevë të mos kompensohen. Ministri solli një vendim të njëanshëm të të pabazuar në Ligj dhe si të tillë SBASHK e dërgoi në Gjykatë dhe është në pritje të vendimit të institucionit të drejtësisë. Janë bërë presione aty e këtu nga drejtorë të disa DKA-ve e drejtëve të shkollave, por ato mbeten përpjekje të dështuara.

Të nderuar mësimdhënës u iniciua dhe u mbajt edhe seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, por në vend të debatit konstruktiv, një numër i vogël deputetësh të subjektit politik nga vjen Ministri Bytyqi, nxorën vrerë mbi ne duke na ofenduar me një fjalorë që ua kemi lënë në fytyrën e dinjitetin e tyre. Deklaratat me fjalor të ulët të deputetëve Zafir Berisha e Zeka treguan kush janë ata dhe ndikuan që ne të jemi edhe më të fortë e më unik dhe kështu do të vazhdojmë. Ne respektojmë Ligjin e grevës dhe institucionit të drejtësisë në pritje të vendimit të gjykatës gjegjëse. Deputeti Zafir Berisha duke humbur kontrollin e të shprehurit nga inati e mllefi u shpreh edhe kundër rritjes së koeficienteve për arsim duke përmendur se rritja është 100 euro dhe se kjo gjoja po dërguaka shtetin në kolaps. Ai bashkë me ndonjë bashkëmendimtar të tij kështu treguan se kanë qenë kundër çdo ngritjeje të koeficienteve për punëtorët në sektorin e arsimit.

SBASHK kujton deputetit Zeka se nëse ka njohuri për një organizatë kriminale që vepron në Kosovë ka për obligim ligjor, aq me tepër kur është deputet i Kuvendit të Kosovës që të iniciojë procedurë në prokurori me kërkesë që kjo organizatë të mbyllet , por nëse e ke fjalën për ne as ti e askush në botë nuk mund të gjejë as edhe një argumente sepse ne nuk jemi të tillë, po jemi nga sindikatat më të respektuara në Kosovë , Ballkan, Evropë e madje edhe në nivel të Internacionales Botërore të Arsimit, anëtarë e të cilës jemi , që nga viti 1996. Ti Zeka po të ishe në një shtet tjetër, më pakta që do të duhej të bësh kur bën këso akuza plot shpifje e gënjeshtra, ishte dashur të jepesh dorëheqje e të mos jesh kurrë me deputet. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut kërcënimet e tilla që do t'ju ndalen pagat do t'ju hiqen mëditjet e shumë e shumë tjera kemi pas dhe mund të kemi vazhdimisht por këto janë vetëm përpjekje përr t'ju frikësuar , sepse të gjitha këto janë të zgjedhur përmes Ligjit të Punës, Ligjit mbi Organizimin Sindikal, Statutin e SBASHK-ut dhe me Kontratën Kolektive.

Të nderuar mësimdhënës fatbardhësisht në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës shumica e deputetëve që diskutuan ishin parimor dhe në anën e zbatimit të ligjeve të cilat vetë i kanë miratuar dhe kritikuan iniciativën e thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme , që si e than disa nga deputetët vërtetë është tentim për te ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, pasi që, siç dihet , vendimi i ministrit Bytyqi është në procedurë gjyqësore.

Të nderuar kryetar të komunave, drejtor te drejtorive arsimore dhe drejtor të shkollave, shpresojmë shumë që kjo javë e pushimit pranveror do të jetë javë kur ju do të hiqni dorë përfundimisht nga presionet ndaj mësimdhënësve dhe nuk do të bëni ftesa që mësimdhënësit pa asnjë arsye të paraqiten në vendin e tyre të punës, sepse ne këtë e konsiderojmë si hakmarrje ndaj punëtorëve tuaj.

Juve ju obligon Ligji i Punës por edhe Kontrata Kolektive e arsimit të Kosovës që punëtorëve të arsimit tu jepet pushim vjetor në kohërat kur nxënësit janë në pushime. Ju kujtojmë se çdo i punësuar, përveç pushimit vjetor prej 30 ditësh ka edhe për çdo 3 vite përvojë pune edhe një ditë pushim shtesë, kështu që nëse një punëtor ka 30 vite përvojë pune i takon edhe 2 javë tjera pushim vjetor.

Të nderuar anëtar të SBASHK-ut duke ju dëshiruar vikend të mirë në këtë fundjavë si dhe sado pak të pushoni gjatë pushimit pranveror ju falënderojmë shumë për unitetin që po tregoni dhe ju garantojmë se ne gjithmonë do të jemi në ballë të kërkesave tuaja të palëkundura, pavarësisht kërcënimeve e shantazheve e pavarësisht nga kush vijnë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook