Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Sqarim i SBASHK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore

logo sbashkSqarim i SBASHK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore
Nuk është refuzuar padia ndaj vendimit të Ministrit, por vetëm Kërkesa për pezullim
Për hirë të informimit të drejtë të opinionit po japim sqarimin se Departamenti për çështje administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka nxjerr një vendim që ka të bëj me njërën nga kërkesat e SBASHK-ut që i janë drejtuar kësaj Gjykate më 4 mars e që kanë të bëjnë me Padi-kërkesën ndaj vendimit të MASHT-it lidhur me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.
SBASHK-u në Padi-ankesë kishte ngritur dy çështje:
1. Padi ndaj vendimit të pabazuar në ligj të MASHT-it dhe
2. Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës.
Gjykata nuk ka aprovuar kërkesën e SBASHK-ut për shtyrjen e pezullimin e përkohshëm të vendimit të MASHT-it lidhur me orët e humbura gjatë grevës, por ka cekur se kjo nuk prejudikon vendosjen meritore të aktvendimit për padinë e SBASHK-ut ndaj MASHT-it.
SBASHK pret nga Gjykata që lidhur me padinë ndaj vendimit të pabazuar të MASHT-it të caktohet seancë në kohën sa më të shpejtë të mundur dhe të merr vendim meritor konform argumenteve e fakteve të ofruara nga SBASHK-u.
Prishtinë, 8 mars 2019

Gjykata1 1

Butoni posht