Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u uron mësimdhënësit për 7 Marsin

logo sbashkSBASHK-u uron mësimdhënësit për 7 Marsin
Respekt për angazhimin sublim në mbrojtje të dritës nga errësira
Prishtinë, 7 mars 2019,
Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë 7 Marsi është një datë e rëndësishme e kombit tonë që shënon nismën e betejave të mëdha të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira. Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojnë arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit. Ata me mund e sakrifica kanë vënë gurët themeltar të Kosovës shtet.
Të nderuar pishtarë të dijes në këtë 7 Mars jemi ballëhapur sepse pas shumë përpjekjeve e kemi Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, i cili shpreh mirënjohjen dhe përkrahjen për gjithë ata që me kanë dhënë kontribut të lartë në shërbim të arsimit dhe atdheut.
Të nderuar pishtarë të dijes , kolege e kolegë bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin në përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor.
Gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Urime dhe e gëzofshim bashkë Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Prishtinë, 7 mars 2019,

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook