Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Drejtorja e përgjithshme e EI-së për Evropën qëndroi dy ditë në Kosovë

53022840 423111124926236 6463999434874159104 nDrejtorja e përgjithshme e EI-së për Evropën qëndroi dy ditë në Kosovë
Vizitë e rëndësishme e me agjendë të ngjeshur
Drejtorja e përgjithshme e Inernacionales Botërore të Arsimit për Evropën, znj. Suzan Flocken në kuadër të vizitave në katër shtete të Ballkanit Përendimor, ka qëndruar dy ditë në Kosovë për të takuar udhëheqësit sindikalë të SBASHK-ut dhe përfaqësuesit më të lartë të inistitucioneve të Kosovës. Në shenjë të respektit për miken e madhe të arsimit dhe të SBASHK-ut, asaj i është bërë një pritje madhështore. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë dëshmuar mikpritjen e njohur të popullit tonë duke dalë në kufi të Kosovës për t'i shprehur mirëseardhjen znj. Flocken, e cila po shoqërohej në turneun nëpër shtetet e Ballkanit nga kryetari i Sinidikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë Nevruz Kaptelli dhe përgjegjësja për bashkëpunim ndërkombëtar e kësaj sindikate Angjela Lalla.
53077607 427149771366206 8590473361287544832 nImpresionuese për mysafirën e lartë ka qenë vizita në orët e mbrëmjes në Shpellën e Gadimës. Për t'u realizuar kjo dëshirës e mikes së madhe të SBASHK-ut ishin kujdesuar veprimtarët sindikal Emrush Ahmeti dhe Avdullah Krasniqi. Traditën e mikpritjes shqiptare e ka dëshmuar edhe ciceroni i Shpellës, i cili me një dije përfekte për çdo pjesë të kësaj bukurie të rallë natyrore shpjegonte për pamjet e mrekulluara që Zoti i ka falë kësaj pjese të Kosovës.
Drejtorja e përgjithshme e Ei-së për Evropën, znj. Flocken është ndjerë e nderuar me nismën kaq ineresante të vizitës së saj në vendin tonë.
Pas kësaj mysafirët dhe mikpritësit kanë zhvilluar një bashkëbisedë lidhur me aktualitetin në arsimin në kudo në Evropë e veçmas në Kosovë e vendet tjera të Ballkanit.
Dita e dytë e vizitës së znj. Flocken në Kosovë ka qenë shumë dinamike dhe me takime të shumta e të rëndësishme. Realizimi i mbarë i agjendës ka nisur me një takim mirëseardhjeje në selinë e SBASHK-ut për të vazhduar pastaj me takimin në MASHT me ministrin Shyqiri Bytyqi dhe anëtarë të kabinetit të tij.
foto1 takimiMinistri Bytyqi në fjalën përshëndetjes dhe mirëseardhjes i ka treguar mysafirëve për angazhimet dhe objektivat e kësaj ministrie. Drejtorja e përgjithshme e Ei-së për Evropën, znj. Flocken është shprehur se ka ardhur në Kosovë për të treguar nga afër mbështetjen për SBASHK-un, sindikatë kjo, që si tha znj. Flocken është shumë e organizuar dhe aktive. Me respekt për SBASHK-un në këta takim ka flour edhe kryetari i SPASH, z. Kaptelli , i cili ka vlerësuar lartë angazhimet, përkushtimin, unitetin dhe arritjet e shumta të SBASHK-ut .
Një moment i veçantë dhe emocionues për znj. Flocken ka qenë vizita në Shkollën e Gjelbër.

53089472 2334927123396555 1449425052922544128 n

 Puna, përkushtimi dhe angazhimi i drejtores Ratkoceri dhe i të gjithë të punësuarve në këtë inistitucion edukativ e arsimor ka bërë që kjo vatër e dijes të ketë ambiente të këndshme pune dhe arritje e suksese të larta. Drejtorja Fahrie Ratkoceri ka shoqëruar mysafirët për të parë nga afër kabinetet e furnizuara mirë dhe paralelet gjatë mësimit që po zhvillohej këtu. Znj. Flocken ka bashkëbiseduar me mësimdhënsin e historisë dhe me nxënësit e një paraleleje për të shprehur respektin për gjithë ata dhe për t'i përgëzuar për punën dhe arritjet. Mbresëlënës ka qenë edhe takimi me mësimdhënësit e kësaj shkolle në pushimin e gjatë mes dy orëve mësimore. Agjenda e kësaj dite sa kishte filluar.

52935827 543348279407790 5349069471505973248 n 1Pas fotografive të përbashkëta në këtë vatër arsimore, znj. Flocken me shoqëruesit e saj janë gjendur në ambientet e Parlamentit të Kosovës në një takim domëthënës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim,z. Ismajl Kurteshi, i cili duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë ka shpalosur në bashkëbisdedë me mysafirën e lartë angazhimet, por edhe shqetësimet që Komisioni Parlamentar për Arsim ka në agjendën e punës.Kryetari z.Kurteshi ka lavdëruar angazhimin dhe përkushtimin e SBASHK-ut duke kërkuar që të vazhdohet me bashkëpunimin në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.
Një takim tjetër tepër i rëndësishëm i znj.Suzan ishte edhe ai me Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, i cili duke dëshmuar mikpritjen, si vlerë të lartë të popullit tonë, ka zhvilluar një bashkëbisedë miqësore me znj. Suzan duke i treguar asaj për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton për të mbështetur sa më shumë arsimin në Kosovë, si sektor tepër me rëndësi e në përpjekje për një arsim sa më cilësor . Drejtorja e përgjithshme e EI-së për Evropën ka falënderuar Kryeministrin për mikpritjen dhe pastaj është shprehur se 53310315 2304906769725221 4209525527305781248 nSBASHK—u vlerësohet lartë nga ETUCE dhe gëzon vazhdimisht mbështetjen dhe solidaritetin e 11 milionë anëtarëve të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës. Ajo pastaj ka shplaosur edhe angazhimet e shumta dhe objektivat e qarta që ka ETUCE në shërbim të arsimit dhe mbrojtjes së kërkesave të anëtarësisë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri Bytyqi dhe antarë të Kabinetit të Kryeministrit Haradinaj .
Një moment i veçantë në agjendën e ngjeshur të kësj vizite ka qenë takimi me mediet para fillimit të takimit solemn të znj. Flocken me veprimtarë sindikal nga e tërë Kosova. Në konferencën për medie kryetari i SBASHK-ut ka treguar për takimet e zhvilluara dhe pastaj ka shprehur falënderimin në emër të anëtarësisë për znj. Flocken dhe për kryetaren e ETUCE, znj. Kristinë, të cilat, siç tha kryetari Jasharaj, kanë ndihmuar shumë SBASHK-un duke i mundësuar pjesëmarrjen 52792985 379163979592930 2549310557601660928 naktive në të gjitha aktivitetet sindikale që zhvilloh ETUCE. Drejtorja e përgjithshme e Inernacionales Botërore të Arsimit ka shpjeguar para medieve për arsyen e vizitës në Kosovë duke përsëritur edhe një herë se ETUCE çmon lartë angazhimet dhe arritjete SBASHK-ut dhe se kjo sindikatë do të ketë vazhdimisht mbështetjen morale te ETUCE, gjegjësisht të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës dhe botës.
Pas takimit me mediet znj. Flocken bashkë me kryetarin e SPASH-it z. Kaptelli dhe atë të SBASHK-ut Jasharaj u janë drejtuar me fjalë përshendetëse pjesëmarrësve në takimin solemn të organizuar në shenjë respektit të lartë për mysafiren e nderuar.

downloadKryetari Jasharaj është shpehur se SBASHK-u ndjehet i nderuar për viitën e mikes së madhe të arsimit dhe pastaj ka shplaosur angazhimet, arritjet, por edhe sfidat me të cilat është përballur kjo sinikatë. Drejtorja e përgjithshme Flocken ka shprehur respektin e lartë për SBASHK-un dhe falënderimin për mikpritjen dhe organizimin kaq të mirë të agjendës së kësaj vizite. Ajo pastaj ka treguar për akrivitetet e shumta dhe objektivat që ka ETUCE duke apeluar te pjesëmarrësit që ta punojnë pa u ndalur në ruajtjene e unitetit sindikal dhe në kryerjen e misionit të shenjtë në edukimin e arsimimin e brezave. Kryetari i SPASH –it, z. Kaptelli edhe në këtë takim solemn ka lavdëruar SBASHK-un për arritjet e shumta dhe ka apeluar që të ruhet me kujdes unitetiti kaq i lartë e shëmbullor i kësaj sindikalte. 

52694959 374549896462907 7790365939530203136 nPas kësaj shumë nga pjesëmarrësit e takimit solemn kanë falënderuar musafiren e nderuar për vizitën domëthënëse dhe për gjithë mbështetjen që ajo dhe udhëheqës të tjerë të lartë të ETUCE i kanë dhënë SBASHK-ut, e veçmas për mbështejen dhe letrat e dërguara insititucioneve gjatë grevës trijavore të SBASHK-ut. Drejtorja e përgjithshme znj. Flocken ka qenë mysafire edhe në programine mëngjesit të RTK, për t'u përgjigjur në shumë pyetje, që lidheshin me vizitën, por edhe me angazhimet dhe aktivitetet e ETUCE.52694918 625319521250091 1388171732585545728 n
E kënaur shumë me realizimin e plotë të agjendës së ngjeshur të vizitës te ne, znj. Flocken ka vazhduar me realizimin e planit të angjendës së saj duke udhëhtuar drejt Malit të Zi për t'u takuar atje me sindikalistët e arsimit të këtij shteti

 

 

53121321 1023315401391970 3118980842056056832 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook