Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK në kongresin e sindikatës turke të arsimit "EGITIM-BIR-SEN"

52592678 336135400442783 7456199891715358720 nSBASHK në kongresin e sindikatës turke te arsimit "EGITIM-BIR-SEN"
Takime të shumta me sindikata simotra nga e tërë bota
Sindikata turke e Arsimit " EGITIM – BIR – SEN " që numëron më shumë se 400.000 anëtarë, është duke mbajtur në Ankara kongresin e 6-te zgjedhorë.
52569253 435606200313134 1680181439439568896 nMysafir të kësaj ngjarje të veçantë për arsimin e Turqisë janë 30 delegacione sindikale nga shtet e Ballkanit dhe tëre botës, mes tyre edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe ata te SPASH të Shqipërisë.
Një dite para se te fillonin punimet e kongresit, kryetari i EGITIM BIR SEN Ali Jalcin qe është kryetare edhe i konfederatës " Memur – SEN " me 1 milion anëtare ka mbajtur një takim mirëseardhjeje me mysafiret e kongresit duke bashkëbiseduar me ta për sfidat dhe arritjet sindikale me secilin nga shtet nga vijnë mysafiret e këtij kongresi. Po ketë dite përfaqësuesit e SBASHK-ut kane filluar takime te ndara me shume nga delegacionet, nga te cilet kane marre përgëzime për grevën aq unike dhe për arritje t e shënuara.
50269920 1148713168623949 6118649717422292992 nNe ditën e pare te kongresit ne ambientet e Hotelit "ELIZA" janë bere bashkë qindra delegat nga e tere Turqia. Fillimisht para tyre dhe mysafire te shumte është shfaqur dokumentari qe pasqyronte aktivitetet dhe sfidat shumta te kësaj sindikate neper vite.
Pas kësaj kryetari i EGITIM BIR SEN Ali Jalcin, ka shpalosur raportin e punës duke rikujtuar shume aktivitete sindikale për te vlerësuar larte rrolin e kësaj sindikate ne rrjedhat shoqërore ne Turqi, pa harruar edhe aktivitetet humanitare dhe takimet e trajnimet sindikale me anëtarësinë. Fjala e tij është shoqëruar me duartrokitje te gjata te delegateve.
Kongresin e EGITIM BIR SEN ishte parapare ta përshëndeste edhe presidenti i Turqisë Raxhep Tayip Erdogan, por pasi qe ishte i angazhuar në takime për zgjedhjet e marsit, kongresin e ka përshëndetur njeriu i dyte i Turqisë Fuat Oktay. Ai është shprehur se shteti Turk ka bere shume për Arsmin duke bere kështu qe institucionet arsimore te jenë te pregaditura për ti përcjellë zhvillimit e hovshme teknologjike dhe kërkesat e shekullit 21.
Kongresit i kane dëshiruar suksese edhe përfaqësues te larte te sindikatave e konfederatave turke
Ne agjenden e punimeve te kongresit mikpritësi hapësire meritore ju ka dhëne edhe perfaqesiesve te sindikatave mysafire ku ata kane përgëzuar Egetim Birsem për organizimin e shkëlqyer te kongresit dhe për mikpritjen për te treguar pastaj për sfidat dhe gjendjen aktuale te arsimit ne vendet e tyre.
52565956 579014062565858 13639609246285824 nKryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën e tij përshëndetëse është shprehur se po sjellë përshëndetjet më të sinqerta për kolegët sindikalistë turk prej kolegëve të tyre nga Kosova me urimin qe kongresi të arrij sukseset dhe objektivat e pritura në shërbim të anëtarësisë," Ju përshëndes në emër të gjithë të punësuarve në arsimin e Kosovës, të cilët me përkushtim, grevë, dialog e sakrificë e mbrojtën figurën e mësuesit dhe te punësuarve tjerë ne arsim te cilët tentuan ta zbehin institucionet me ligjin për paga".
SBASHK-u është përgëzuar nga shume sindikata pjesëmarrëse për unitetin e treguar gjate gjithë grevës dhe për arritjet e shënuara ne vazhdimësi.

Butoni posht