Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve, SBASHK-u paralajmëron grevë tjetër

sbashk2SBASHK-u sot me date 26.12.2018 mbajti një konferencë për media, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se që nga muaji maj janë duke e kundërshtuar këtë Projektligj por Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.
Ai shtoi se këto veprime sindikale po merren si pasojë e procedurës së përshpejtuar që Projektligji i pagave të shkoj në komisione dhe të futet në pakon e njëjtë për votim bashkë me ligjin për buxhet.
"Si kryetar i SBAShK shpall grevën njëorëshe për nesër ditë e enjte, greva një orëshe në çerdhe do të jetë nga ora 7-8, në gjitha shkollat e Kosovës ora e parë do të jetë grevë për të gjitha ndërrimet, kurse në Universitetin e Kosovës greva do mbahet nga ora 8-9", tha Jashari.
Kryetari Jasharaj tha se nesër do mbahet grevë një orëshe por nëse nuk përmirësohet situata atëherë më 14 janar 2019 paralajmëroi grevë të përgjithshme.

Të nderuar mësimdhënës, punëtorë të arsimit, anëtarë të SBASHK-ut, të nderuar nxënës dhe prindër  më lejoni që t;ju drejtohem përmes medieve duke ndjerë keqardhje pse jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale. Ju e dini se që nga muaji  maj  i këtij viti  kemi kundërshtuar  Projektligjin  e pagave , i cili është degradues  e nënçmues për tërë sektin e arsimit, kulturës e shkencës. Në përpjekje për ta korrigjuar këtë projektligj  kemi dërguar mjaft shkresa  në adresat e Kryeministrit Haradinaj dhe të Ministrave dhe me ta kemi mbajtur edhe takime të shumta duke marrë premtime se Projektligji do të korrigjohet me qëllim që të punësuarit në tërë sistemin arsimor të kenë vend meritor në këtë Ligj. Por, edhe për kundër kësaj ky përmirësim nuk ka ndodhur deri sot, e aq më keq kohëve të fundit janë shtuar zërat në institucione që në procedurë të përshpejtuar kr Projektligj të shkoj në komisionet gjegjëse parlamentare  dhe të futet në të njëjtën pako për votim bashkë me Ligjin e buxhetit . Kjo ka bërë që  punëtorët  e arsimit të jenë të indinjuar.

Të dashur   nxënës kërkojmë  mirëkuptimin tuaj dhe mbështetjen e prindërve tuaj për mësuesit tuaj. Ju kujtojmë  se SBASHK-u në përpjekje për të realizuar kërkesën për përmirësimin e  Ligjit të pagave e me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor kemi organizuar  një protestë në shtator, ditë e shtunë, me kryetarët e sindikata etë shkollave dhe njësive akademike, por ky veprim sindikal e as takimet  dhe takimet me udhëheqës të lartë të institucioneve të Kosovës  nuk dhanë  rezultate dhe  prandaj unë si kryetar  i SBASHK-ut  shapll grevën njëorëshe  për nesër ditë e enjte. Greva njëorëshe në çerdhe do të jetë nga ora 7 deri në orën 8,  në të gjitha shkollat e Kosovës  grevë  ora e parë e të gjitha nderimeve, kurse në Universitetet e Kosovës greva  do të mbahet nga ora 8 deri në orën 9.

Nëse edhe pas këtij  veprimi sindikal  institucionet nuk mbajnë premtimin dhe nuk e përmirësojnë Ligjin e pagave me qëllim që të punësuarit në arsim të kenë vend meritor në të,  atëherë  më 14 janar 2019  do të fillojë greva e përgjithshme e në kohë të pacaktuar  në çerdhe, në të gjitha shkollat e Kosovës dhe në Universitetet e Kosovës e përgjegjësin për këtë do ta kenë institucionet  Kosovës, të cilat edhe për kundër gjithë këtyre përpjekjeve të SBASHK-ut  dhe pas premtimeve të tyre për angazhim konkret që projektligji për pagat të përmirësohet kjo deri sot nuk ka ndodhur.

Të nderuar anëtar të SBASHK-ut , duke u bazuar në statutin e SBASHK-ut si dhe ne konsultimet me të gjithë kryetaret e sindikatave të arsimit parauniversitar, sot mora këtë vendim

                                                                Vendim

Që të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, ditën e enjte me datë 27.12.2018, te mbajë grevë njëorëshe në shenje pakënaqësie për koeficientin ne sektorit të arsimit qe nga çerdhet deri te universitetet, dhe si paralajmërim se nëse koeficienti për arsim në ligjin e pagave nuk përmirësohet, atëherë fillimi i gjysmëvjetorit me 14 janar Kosovën do ta gjejë në grevë të përgjithshme në kohë të pa caktuar.

Orari i grevës

1 – Çerdhet nga ora 07:00 – 08:00

2 – Shkollat në të gjitha ndërrimet orën e parë të mësimit

3- Universitetet nga ora 08:00 – 09:00

Këshillat grevist gjatë kohës se grevës qëndrojnë në objektet shkollore dhe janë përgjegjësit kryesor për mbarëvajtjen e grevës.

Gjatë grevës, grevistet qëndrojnë ne sallën e mësimdhënësve në shkollë.

Pas përfundimit të orës se parë të grevës, mësimdhënësit fillojnë me orarin e mësimit nga ora e dytë.

Këshillat greviste të shkollave dhe njësive akademike raportojnë te Këshilli grevist komunal, gjegjësisht ai i Universiteteve , kurse ata pastaj raportojnë te Këshilli Qendror Grevist për ecurinë e krevës së të enjtes.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook