Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit

41965185 269786833642916 2598287267973824512 nDelegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
Edwards: SBASHK-u ishte dhe mbetet pjesë e krenarisë sonë
Pas pjesëmarrjes së suksesshme dhe kontributit të çmuar në Konferencën "Forcimi i kapaciteteve të sindikatave të arsimit për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe dialogun social", organizuar nga Komiteti i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) në Bruksel , delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është pritur nga sekretari gjeneral i Inernacionales Botërore të Arsimit,z. David Edëards.42164718 297202314210213 1132870020288741376 n
"Jam i lumtur që po takoj delegacionin e SBASHK-ut, të kësaj sindikate që ka një histori të veçantë dhe krenare për Inernacionalen Botërore të Arsimit, që ka 32 milionë anëtarë nga e tërë bota. Kam shumë njohuri për punën dhe angazhimet tuaja në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit nëpër vite e dekada. Paraardhësi im, miku i madh i arsimit dhe i SBASHK-ut, z. Fred Van Liven më ka porositur që të kem kujdes të veçantë për sindikatën tuaj sepse ju këtë e keni merituar dhe e meritoni me punë e përkushtim. Ishim dhe do të jemi gjithmonë me ju duke u gëzuar bashkë për arritjet tuja dhe duke ju përkrahur e duke u bërë zëri juaj kurdo që e këkron nevoja", është shprehur z. Edëards, i cili pastaj është informuar nga kryetari Jashraj, sekretarja e përgjithshme Jehona Oruçi dhe menaxheri për finaca i SBASHK-ut , Ymer Ymeri për situatën aktuale, për arritjet dhe sfidat me të cilat po përballet arsimi në Kosovë. Ata janë ndalur veçmas te veprimet sindikale lidhur me kundërshtimin ndaj ligjit të pagave, i cili nuk kishte vënë në pozitë meritore punëtorët e arsimit. Sekretari i përgjithshëm i EI-së, ka përgëzuar SBASHK-un për këto angazhime dhe është shprehur se Ei është duke përcjellë situatën duke uruar që Qeveria e Kosovës të bëj korrigjimin e duhur të ligjit dhe të vë në pozitë të merituar sektorin e arsimit. Ai ka përsëritur se SBASHK-u do të ketë përkrahjen e EI-së në të gjitha angazhimet dhe se është duke pritur informacione për rrjedhën e situatës dhe me kohë Inernacionalja Botërore e Arsimit do të reagojë nëse Qeveria e Kosovës nuk përmbush premtimet.42178353 302222930561542 1437698477944471552 n
" Jemi këtu t'ua urojmë detyrën në emër të mijëra anëtarëve të sindikatës sonë dhe jemi të sigurt se edhe me ju dhe stafin tuaj do të kemi bashkëpunim të vazhduehsëm dhe do ta gjejmë përkrahjen , ashstu si e kishim nëpër vite nga miku ynë i madh Fred Liven. Ne po angazhohemi që të jemi sa më të mirë si sindikalistë në realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe në ngritjen e vazhduehsme të cilësisë në arsim", është shprehur kryetari Jasharaj duke e ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të EI-së, z. Edëard për një vizitë nsë Kosovë, ftesë të cilën ai e ka pranuar me kënaqësi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook