Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve

logo sbashkReagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
Ku janë MASHT, DKA-të dhe Këshilli i Prindërve ?
SBASHK-u gjithmonë i ka ftuar MASHT-in dhe Drejtorit Komunale të Arsimit që me angazhime të përbashkëta të bëhen përpjekje për tejkalimin e sfidave në arsim. Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime, por se MASHT e DKA-të janë kundër grevave. Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva , por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen.
SBASHK-u provoi të shtunën që duke mos humbur as edhe një sekondë të mësimit të shpreh kundërshtimin ndaj projektligjit për pagat që është degradues e nënçmues për punëtorët e arsimit e kulturës dhe iu drejtua publikisht Kryeministrit dhe Qeverisë që ta korrigjoj projektligjin në mënyrë që punëtorët e arsimit e kulturës të kenë vend meritor në të duke paralajmëruar publikisht se në të kundërtën veprimet sindikale të SBASHK-ut do të përshkallëzohen pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në arsim e kulturë.
Qeveria të hënën heshti ndaj kërkesave që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë e as nuk e bën më të voglin angazhim as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve. Ata nuk duhet të heshtin po ta ngritin zërin bashkë me SBASHK-un në mënyrë që në kohën e mbetur të zgjidhet kjo çështje me takime e dialog. Në të kundërtën SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e të punësuarve në arsim e kulturë dhe do të shkojë në veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën e përgjithshme që do të paralizojë tërë sistemin arsimor dhe atë të kulturës. Kur të ndodh kështu atëherë nuk është e ndershme të ngrihen e të flasin e kundërshtojnë as MASHT, as DKA-të e as ai Këshilli i Prindërve.
Prishtinë,10 shtator 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook