Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit

37738922 10215712371815040 2599183305525952512 n 1

SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
Gatishmëri për angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat
Duke parë situatën reale në institucionet e arsimit të mesëm të Kosovës, SBASHK-u kishte kërkuar me kohë nga Ministri Bytyqi që me komisionin përkatës të punojë në ndryshimet që duhej bërë në Udhëzimin Administrativ 06/2015 e që kishte të bënte me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Në nenin 11 të këtij UA thuhet se "se pas përfundimit të vitit shkollor 2017/18, shpallen konkurset për të gjithë mësimdhënësit që janë të punësuar në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret sipas këtij UA"
Ministri Bytyqi kishte përgatitur këto ndryshime dhe ka publikuar edhe Udhëzimin Administrativ 10/2018, që heq dilemat, por aty e këtu ishin krijuar dilema dhe një numër anëtarësh të SBASHK-ut kishin kërkuar, si zakonisht, angazhimin e sindikatës së tyre për tejkaluar këto shqetësime.

Në këtë përpjekje dhe për të zhvilluar një bashkëbisedë të sinqertë e korrekte, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetarin e BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykollin dhe juristin Blendor Shatri kanë vizituar institucionet komunale të Drenasit dhe kanë zhvilluar një takim përmbajtjesor me nënkryetarin Gani Sylaj.

Nënkryetari Sylaj ka vlerësuar angazhimin e SBASHK dhe ka përsëritur gatishmërinë e institucioneve komunale për bashkëpunim me qëllimin të angazhimeve të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe në përballje me sfidat eventuale.. Ai ka shtuar se institucionet këtu respektojnë ligjin dhe aktet ligjore e Udhëzimet Administrative vendimet e MASHT lidhur me arsimin dhe se do të ketë angazhim për tejkalimin e çdo sfide.

Kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj ka falënderuar nënkryetarin e Drenasit për mikpritjen dhe ka informuar atë lidhur me shqetësimet fillestare e të arsyeshme të disa mësimdhënësve te Drenasit lidhur me Udhëzimin Administrativ 06/2015, tëq cilët kanë kërkuar nga SBASHK-u angazhimin që sa më parë MASHT të publikojë ndryshimet e paralajmëruara të këtij Udhëzimi.
SBASHK-u është i sigurt se në Drenas dhe në të gjitha komunat e Kosovës do të respektohet në tërësi Udhëzimi Administrativ 10/2018 dhe se nuk do të paraqitet as edhe një problem lidhur me të punësuarit në sektorin e arsimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook