Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane

kl10SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë
Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
SBASHK-u vazhdon me aktivitetet në shumë fronte për të qenë në shërbim të anëtarësisë. Krahas mbrojtjes së fuqishme të kërkesave dhe të drejtave të anëtarësisë përballë institucioneve lokale e qendrore, krahas takimeve e trajnimeve të suksesshme, SBASHK-u po vazhdon edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve me institucionet private shëndetësore e rekreative. Njëra nga marrëveshjet shumë të rëndësishme, mes 130 marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, është edhe ajo që u nënshkrua sot në ambientet impozante të American Clinic, e që ka të bëj me shëndetin e gruas.kl1
Pas disa takimeve paraprake mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe të këtij institucioni të njohur shëndetësor, sot në një ceremoni festive është bërë nënshkrimi i marrëveshjes mes të dy palëve. Për institucionin "Klinika Amerikane", në marrëveshje është nënshkruar përfaqësuesi Vullnet Kusari, ndërsa në emër të SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj. I pari i këtij institucioni të njohur shëndetësor, z. Kusari është shprehur i lumtur që sot po nënshkruan këtë marrëveshje duke shprehur kështu respektin për gjithë personelin arsimor të Kosovës dhe për punën që ata janë duke bërë në edukimin dhe arsimimin e brezave.

Institucioni Shëndetësor do t'i mundësojë anëtarëve të SBASHK-ut shërbime cilësore dhe përkujdesje maksimale në shërbimet që ofron Institucioni.

Institucioni Shëndetësor do të ofrojë 10% zbritje për të gjitha shërbimet e Institucionit, përveç shërbimeve të procedurës së IVF.

Përfituesit e shërbimeve me zbritje sipas parag.  do të jenë anëtarët e SBASHK-ut dhe familja e ngushtë e tyre si: anëtari i sindikatës, gruaja e anëtarit, fëmijët e anëtarit, nëna dhe babai i anëtarit të sindikatës.

kl3Pasi ka nënshkruar këtë marrëveshje për zbritje çmimesh për shërbimet në këtë institucion për anëtarësinë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur mirënjohje për z. Kusarin dhe stafin e tij, që me këtë veprim human po shprehin respekt për të punësuarit në arsim dhe për misionin e tyre të shenjtë në edukimin e arsimimin e brezave.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje menaxheri i kësaj klinike bashkë me drejtorin menaxhues mr. Msc. Armend Vokshi kanë shoqëruar kryetarin Jasharaj, këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtaren Rrezarta Bahtjarin për të parë ambientet e kësaj klinike. Mysafirët janë mahnitur me ambientet shëndetësore dhe rregullin e përkushtimin e stafit këtu për të qenë sa më afër pacientëve të shumtë që ishin në ambientet e këtij institucioni të njohur shëndetësor.kl4
Të theksojmë në fund të këtij shkrimi se ky institucion shëndetësor gjendet në Magjistralen Prishtinë- Shkup dhe për detaje mund të informoheni në www.american-art.net, ose në tel. 038 606 116 .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook