Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

foto nga arkivi

SBASHK-u takim me Koordinatorin për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.

Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave

Me qëllim që të jenë të informuara nga dora e parë dhe saktë Qeveria dhe institucionet tjera të shtetit lidhur me kundërshtimin e bazuar të SBASHK-ut përkitazi me radhitjen degraduese dhe vlerësimin jo meritor të sektorit të arsimit në tabelën e Projektligjit të pagave dhe me qëllim që faktet e argumentet e SBASHK-ut që tregojnë se sektori i arsimit meriton radhitje tjetër dhe meritore të arrijnë në adresat e duhura, një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është takuar me Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.
Delegacioni i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion ka përcjellë te z. Tahiri zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse nuk përfillen faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme.
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar gjithë këto do t'i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë për çështjet e ngritura. Ai i ka deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t'i ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes ligjit çështja e pagave.
Prishtinë, 12 korrik
Zyra për informim e SBASHK-ut

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook