SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
Duke vazhduar me angazhimet në shërbim të anëtarësisë e në shenjë respekti për punën e përkushtuar të punëtorëve e të arsimit SBASHK-u edhe këtë vit ka vazhduar me traditën e mirë për dërgimin në pushime të një numri të konsideruar të anëtarëve të vetë.
Bazuar në mjetet e akumulura në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova për pushime në bregdetin shqiptar.
Grupi i parë prej 110 pushuesve tanimë po kalojnë qaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë.
Me të përfunduar pushimet e grupit të parë do të dërgohen në pushime edhe 315 anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova për ta përmbyllur kështu këtë aktivitet, që vlerësohet lartë nga punëtorët a arsimit të shtetit tonë.
Përgjegjësi për mirëvajtjen e pushimeve , Ymer Ymeri duke bartur emocionet e pushuesve nga grupi i parë thotë se shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre duke lavdëruar lartë organizimin dhe mikpritjen e personelit në Kompleksin Turistik "Bonita". Ka nga ata që janë për herë të parë në pushime në bregdetin shqiptar dhe prandaj edhe i janë falënderues SBASHK-ut për këtë mundësi që u është dhënë .
Prishtinë, më 19 qershor 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut.