Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal

Në Bruksel e Sofje takime të rëndësishme për sindikatat dhe arsimin

Në organizim të Internacionales Botërore të Arsimit (EI) në Bruksel është organizuar Konferencë e nivelit të lartë me temën kyçe për rëndësinë e personelit mbështetës në arsim. Në këtë ngjarje botërore për arsimin përfaqësohet edhe SBASHK përmes sekretares së përgjithshme, Jehona Oruqi dhe menaxheri për financa, administratë e këshilltar për organizim sindikal, Ymer Ymeri.bruksel Për rëndësinë e kësaj Konferencë flet edhe fakti se në të mori pjesë edhe sekretari I përgjithshëm I EI-së, David Edvards dhe personalitete të tjera të larta sindikale e arsimore nga e tërë bota. Sekretari I përgjithshëm I EI-së, Edvards zhvilloi një takim të frytshëm me delegacionin e SBASHK-ut dhe u njoftua me angazhimet, sfidat dhe arritjet e sindikatës sonë duke shprehur kënaqësinë për këto angazhime dhe gatishmërinë për bashkëpunim e përkrahje të vazhdueshme ndaj SBASHK-ut në angazhimet për realizimin në plotëni të misionit të saj sindikal e në shërbim të anëtarësisë.
Konferenca vuri në pah rëndësinë e madhe të personelit mbështetës në shkolla me qëllim të arritjeve më të mëdha në sistemin arsimor. bruksel1Pjesëmarrësit prezantuan përvojat e tyre nga kjo sferë dhe me vëmendje të veçantë është përcjellë prezantimi i Federatës së Mësuesve të Amerikës ( AFT). Çështje më rëndësi që janë ngritur në këtë Konferencë janë edhe ajo për kushtet e punës , ngritja e vazhdueshme profesionale e mësimdhënësve, mbështetja që duhet dhënë arsimit nga institucionet shtetërore e çështje të tjera. Pjesëmarrësit në bashkëbiseda e përmes grupeve të punës janë pajtuar se sfidat dhe problemet aktuale janë të njëjta kudo në shtetet e botës dhe se duhet angazhim I përbashkët për zgjidhjen e tyre në shërbim të arsimit dhe të punësuarve në këtë sektor tepër të rëndësishëm. Konkluzion i përbashkët është se personeli mbështetës nuk duhet ndarë nga sistemi arsimor, por duhet të jetë pjesë me rënësi e tij.7 Pjesëmarrësit janë shprehur kategorik se nuk duhet lejuar privatizimin e personelit mbështetës, porse duke filluar nga çerdhet e deri të nivelet tjera arsimore ato duhet të jenë pjesë e edukimit dhe arsimit. Pasi që 16 maji është dita botërore e personelit mbështetës (ESP) kjo Konferencë publikoi Deklaratën për të drejtat dhe statutin e ESP-së.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut, krahas kontributit në punimet e Konferencës dhe punës në grupe kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme me përfaqësues sindikal e arsimor. Krahas një takimi të frytshëm e përmbajtjesor me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit, David Edvards, ata janë takuar edhe me nënkryetaren e Federatës së Mësuesve të Amerikës ( AFT), znj. Lauren Sanet . Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin dhe miqësinë e madhe mes këtyre dy sindikatave dhe ishte pajtim i të dy palëve që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen. Takime të frytshme ishin edhe ato me kryesuesen e delegacionit të Asosacionit të Mësuesve Amerikanë,znj. Amber Parkesrs dhe me kolegët nga Sindikata e Arsimit të Sllovenisë (SVIZ), me të cilët u bisedua për angazhimet aktuale sindikale dhe për bashkëpunimin mes tyre dhe sindikatës sonë edhe në ardhmen. Delegacioni i SBASHK-ut u nënshkrua publikisht edhe në deklaratën e përbashkët që doli nga kjo Konferencë e nivelit të lartë lidhur me angazhimet për realizimin e çështjeve të ngritura këtu.b

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook