Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna

Vlerësim i arritjeve, mobilizim për detyra të reja
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e me juristin Blendor Shatri nëpër vite kanë vizituar komunat e Kosovës dhe janë takuar me anëtarë të Kuvendeve të SAF e SAM . Në këto takime janë shtruar shumë çështje dhe në formë bashkëbisede janë analizuar arritjet dhe është diskutuar për angazhimet konkrete.1
Një agjendë e re e takimeve me mësimdhënës sindikalistë ka nisur këtyre ditëve. U fillua me takimin e Kuvendit të SAF e SAM të Fushë Kosovës për të vazhduar pastaj me Gjakovën dhe Kamenicën dhe me Kastriotin ( Obiliqin).
Në Gjakovë kryetari i Kuvendit të SAf e SAM për këtë komunë, Sali Maliqi ka bërë një vlerësim të aktivitetit sindikal në nivel të komunës duke vlerësuar bashkë me kolegët e tij se të mësimdhënësit e Gjakovës SBASHK-u gëzon respekt të lartë falë angazhimeve dhe arritjeve.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi lidhur me angazhimet e shumta, arritjet , por edhe për sfidat. Ai ka deklaruar se është uniteti dhe besimi i ndërsjellë element kyç që ka ndikuar në imazhin fort të mirë të SBASHK-ut kudo në Kosovë, por edhe në shtete të tjera te sindikatat simotra.
Një takim përmbajtjesor është mbajtur edhe në Kamenicë . Takimin e Kuvendit të SAF e SAM e ka hapur kryetari i këtij Kuvendi Nazim Jakupi , i cili ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në komunën e tij e pastaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me juristin Blendor Shatri janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.2 Edhe në këtë takim është shprehur përkrahje e fortë për SBASHK-un dhe janë lavdëruar angazhimet dhe përkushtimi në mbrojtjen dhe realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Në këto dy takime është folur edhe për aktivitetet e SBASHK-ut kudo në Kosovë për një arsim edhe më të mirë.
Një takim i organizuar mirë është mbajtur edhe në Kastriot
( Obliq). Në hapje të takimit kryetarja e Kuvendit të SAF e SAM për këtë Komunë, znj. Luljeta Boshnjaku ka falënderuar për pjesëmarrje nënkryetaren e SBASHK-ut, Vjollca Shala e pastaj ka bërë një përshkrim të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Nënkryetarja e SBASHK-ut , Vjollca Shala ka folur për angazhimet e arritjet e SBASHK-ut gjatë vitit 2018 e pastaj u është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të anëtarëve të këtij Kuvendi. Ajo i ka siguruar anëtarët e këtij Kuvendi se SBASHK-u ka qenë , është dhe do të mbetet kundër testit me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, sepse këtë testim njohurish e kanë bërë profesorët në fakultetet gjegjëse dhe se është diploma e kolegëve tanë që dëshmon se ata kanë arritur njohuri të duhura për të punuar në sistemin arsimor. 3Nënkryetarja Shala ka theksuar se SBASHK-u ka kërkuar që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve duke i monitoruar ata në klasë inspektori profesional.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook