Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik

19.04.2018-SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
20.04.2018Trajnim tre ditor për dialogun social me të zgjedhurit e ri
Duke realizuar Planin strategjik të forcimit të kapaciteteve pwr të marrë pjesë aktive në dialogun social në nivel të shkollave dhe atë komunal e kombëtar, SBASHK-u është duke vazhduar me trajnimin e licencuar ''Forcimi I kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dilaogut social''. Kësaj radhe në këtë aktivitet tre ditor janë pjesëmarrës disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe një numër i konsideruar i kryetarëve të shoqatave sindikale të disa shkollave nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Në hapje të këtij aktiviteti sindikal, kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka folur pastaj për anktivitetet e shumta tw SBASHK-ut dhe angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka filluar të shpalos pjesë nga temat e këtij trajnimi duke u ndalur të përkufizimi dhe rëndësia e dialogut social.
20.04.2018 1Trajneri I licencuar me dialogun social, Ymer Ymeri ka vazhduar me temat tjera duke shpjeguar dialogun social në kontestin kombëtar dhe duke krijuar një atmosferë aktive përmes bashkëbisedimit me pjesëmarrësit, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë përcjellë edhe përvojat nga mjediset ku punojnë e jetojnë për dialogun social dhe rëndësinë e njohurive që po fitojnë këtu për të qenë sa më të përgatitur për prezantimin e kërkesave të kolegëve që përfaqësojnë ata në nivel shkolle apo edhe në takimet me zyrtarë të DKA-ve.
Gjatë vazhdmimit të këtij aktiviteti pjesëmarrësit kanë punuar në grupe dhe kanë zgjedhur shumë detyra duke ju përgjigjur kërkesave të temave të trajnimit.
Trajneri Ymer Ymeri, i ndihmuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe jurisiti i SBASHK-ut, Blendor Shatri në pauza të trajnimeve u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve që kishin të bënin me Kontratën Kolektive dhe me shqetësimet që ata përcjellnin komunat e tyre.
20.04.2018 3Me shumë inetresim nga pjesëmarrësit është përcjellur edhe pjesa e trajnimit që kishte të bënte me Këshillin Ekonomik Social dhe me dallimet mes palëve që janë pjesë e dialogut social në Kosovë dhe atyre në Evropë.
Një pjesë shumë dinamike dhe ineresante e këtij trajnimi wshtw kur pjesëmarrësit në trajnim gjenden në rolin punëdhënësit apo të përfaqësuesve sindikal nw pwrpjekje për tw zhvilluar dialogun social në përpjekjet për të arritur marrëveshje mes palëve.

 

 

 

 

 

20.04.2018 2

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook