Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës

Trajnim për udhëheqje dhe planifikim strategjik në Arsimin Parauniversitar

UP3 23.03 1Pasi që komisioni gjegjës në MASHT ka përfillur këkresën e SBASHK-ut për licencimin e dy trajnimeve dhe atë" Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialgut social" dhe"Udhëheqja dhe palnifikimi strategjik në Arsimin Parauniveristar" është filluar me trajnimin lidhur me përgatitjen e kuadrove të reja për udhëheqje sindikale dhe në insititucione arsimore. Pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve do të marrin certifikata të aprovuara nga SBASHK dhe MASHT .
Në trajnimin "Udhëheqja dhe palnifikimi strategjik në Arsimin Parauniveristar" janë pjesëmarrës kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e komunës së Mitrovicës. Udhëheqësja e këtij aktiviteti Vjollca Shala tregon se ky aktivitet me rëndësi është i mbuluar materialisht nga mjetet e kursyera nga fondi sindikal komunal.
Duke hapur punimet e këtij trajnimi nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala është shprehur se Mitrovica është shëmbull i mirë i unitetit dhe angazhimit sindikal dhe se duke kursyer mjetet nga fondi sindikal komunal bashkërisht jemi në këtë ativitet të rëndësishëm që jep mundësi të fitohen njohuri konkrete për udhëheqje dhe planifikim strategjik në arsim.UP1 23.03.2018
Pas kësaj njohësi i mirë i kësaj lamie, trajneri i licensuar, Safet Beqiri ka nisur të shpalos programin e këtij trajnimi duke u ndalur fillimisht te profili i udhëheqësit të suksesshëm të shekullit 21. Ai po ashtu ka sqaruar për pjesëmarrësit se cilat janë bazat e menaxhimit. Trajneri Beqiri ka sjellë shumë shëmbuj konkret për të ilustruar më mirë e për ta bërë më të lehtë të kuptuarit e këtyre çështjeve. Kjo pjesë e trajnimit ka fituar në dinamikë ngase është zhvilluar përmes bashkëbisedës dhe pjesëmarrësit kanë dhënë idetë dhe mendimet e tyre për profilin e liderit dhe menaxherit. Trajneri Beqiri ka nxitur debat mes pjesëmarrësve , të cilët kanë portretizuar udhëheqësin, por edhe menaxherin e mirë dhe atë që nuk meriton të jetë në këto pozita udhëheqëse e menaxhuese.UP2 23.03.2018
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka lavdëruar arritjet sindikale në komunë e Mitrovicës duke theksuar se edhe ky aktivitet që ata po zhvillojnë është falë përkushtimit dhe angazhimit të kryetares, kryesisë, por edhe të veprimtarëve tjerë sindikal në këtë komunë që duke ruajtur me kujdes fondin sindikal komunal kanë arritur të zhvillojnë shumë aktivitete në të kaluarën dhe këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
Trajnedri i licencuar Ymer Ymeri ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë gjithë trajnimit duke u ndalur te llojet e udhëheqjes dhe udhëheqësve e duke marrë shembuj konkret nga realiteti ekzistues në Kosovë, sidomos në sektorin e arsimit.UP3 23.03 1
Pjesëmarrësit në këtë trajnim janë shprehur se aktiviteti i tillë është shumë i qëlluar dhe se ata janë duke marrë njohuri të reja rreth udhëheqjes dhe planifikimit strategjik dhe këto njohuri do t'u shërbejnë në të ardhmen duke i përdorë në angazhimet e tyre sindikale dhe në procesin edukativo-arsimor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook