Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë

Prishtinë, 22.03.2018

22.3.2018 ZKM 3Në ambientet e Qeverisë së Kosovës, Ministri i MASHT Shyqiri Bytyqi ka organizuar një takim me temën "Gjendja në arsimin e Kosovës". Në këtë takim kanë marr pjesë Kryeministri Haradinaj, zv/Kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut, rektorë e prorektorë nga universitetet e Kosovës dhe përfaqësues të DKA-ve. Në hapje të këtij takimi Ministri Bytyqi është shprehur se është ky një moment i veçantë për të biseduar bashkërisht e për të kontribuar me ide që të kemi një arsim sa më të mirë.
Kryeministri Haradinaj është shprehur se ky është një fillim i ri dhe se takime në një përmbajtje të tillë është mirë të organizohen së paku çdo muaj. Ai pastaj është shprehur se duhet dhënë secili kontributin e tij në mënyrë që ta përmirësojmë gjendjen në arsimin e Kosovës, duke veçuar se as SBASHK-u vetëm po as edhe të tjerët pa i bashkuar angazhimet nuk mund t'ia dalin këtij misioni. Kryeministri Haradinaj veç tjerash tha se është i interesuar që të rregulloj gjendejn në arsim pa kërkuar fajtorë dhe i tojë të gjithë akterët që të jenë të përkushtuar që ta përmirësojmë gjendjen ekzistuese.
qeveri22Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj nuk ka hezituar që edhe në këtë takim të rikujtojë se po flet si zë i të gjithë të punësuarve në arsim dhe i është drejtuar Kryeministrit dhe zv/Kryeministrave që të kontribuojnë në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut, që janë kërkesa të mësimdhënësve të Kosovës, duke kujtuar se nëse kjo nuk ndodhë, do të veprohet sipas Rezolutës së Kongresit të 7-të të SBASHK-ut për veprime sindikale, që do të thotë se data 13 prill 2018 e gjenë Kosovën në grevë të përgjithshme të arsimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook