Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune

Nënkryetare e SBASHK-ut u zgjodh Vjollca Shala e sekretare e përgjithshme Jehona Oruçi

Prishtinë,17.03.2018
Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut ka zhvilluar dy takime këtë të shtunë në sallën e Qendrës së studentëve te selia e SBASHK-ut. Takimi i parë ishte zgjedhor dhe bazuar në Statutin e SBASHK-ut duhej zgjedhur një nënkryetar dhe sekretari i përgjithshëm.
Në fjalën hyrëse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj u është drejtuar anëtarëve të ri të Këshillit Drejtues për të thënë se : "Të nderuar kolege e kolegë,anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues ju përshëndes dhe ju uroj angazhime konkrete në përfaqësimin sa më të denjë të anëtarësisë që ju ka dhënë besimin që ju për 4 vite me radhë të jeni pjesë e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, që është organi më i rëndësishëm sindikatës sonë mes dy Kongreseve.KD1 Ai pastaj ka kujtuar edhe një herë rendin e ditës dhe pas zgjedhjes së komisioneve të nevojshme, sekretarja e përgjithshme , Jehona Oruçi ka shpalosur pikat kyçe nga raporti i punës së kryetarit dhe kryesisë, raport ky që është aprovuar në Kongresin 7 të SBASHK-ut.
Pas kësaj Komisioni kandidues ka informuar Këshillin Drejtues me kandidaturën për nënkryetare dhe atë për sekretar të përgjithshëm.
"Vjollca Shala është kandidate për nënkryetare dhe kjo duke u bazuar në faktin se ajo ka përvojë të gjatë në angazhimet sindikale . Po ashtu ajo ka shënuar arritje fillimisht në komunën e saj duke mobilizuar pozitivisht punëtorët e arsimit atje dhe me shembullin e saj ka kontribuar që numri i anëtarëve të SBASHK-ut vazhdimisht të shtohet në Mitrovicë dhe se në zgjedhjet e bëra nëpër shoqata është rritur dukshëm angazhimi i femrave , të cilat janë zgjedhur për të udhëhequr shumë shoqata sindikale atje.KD2 Ka dhënë kontribut te madh ne cilësinë e trajnerit ne Trajnimet e organizuar nga SBASHK-u , me temën Ngritja e kapaciteteve të SBASHK-ut ne Dialogun Social .Po ashtu do theksuar se kjo kolege me punë , korrektësi e angazhim ka krijuar respekt tek të punësuarit në arsim dhe kjo u dëshmua edhe në Kuvendin e Sindikatave të Arsimit të Mesëm, në të cilin delegatët e zgjodhën Vjollcën për kryetare të këtij niveli arsimor", thuhet në shkresën e nominimit të koleges Vjollca për nënkryetare të SBASHK-ut.
Edhe lidhur me kandidaturën e Jehona Oruçit që të rizgjidhet sekretare e përgjithshme është " Zonja Jehona Oruçi, e cila edhe deri tani ka qenë sekretare e e përgjithshme dhe këtë detyrë, pasi është emëruar drejtore në një shkollë të Prishtinës, e ka kryer në mënyrë vullnetare, pra pa pagë mujore. Në bisedat me kolegen Jehona, , ajo ka pranuar që të vazhdojë ta kryej detyrën e sekretares së përgjithshme , si edhe deri tani, në mënyrë vullnetare, pra pa pagë mujore deri në një vendim tjetër." është thënë në vlerësimin për znj. Jehona.KD4 Në vazhdim komisioni zgjedhor ka udhëhequr procesin e votimeve dhe pastaj ka shpallur rezultatet të cilat tregojnë se Këshilli Drejtues i jep besimin znj. Vjollca dhe znj. Jehona që të jenë në këto dy poste tejet të rëndësishme në SBASHK.
Në takimin e dytë Këshilli Drejtues ka shpalosur e ka debatuar për shumë pika të rëndësishme të punës.
Fillimisht ata janë njoftuar me 5 Rezolutat e Kongresit për t'u ndalur veçmas të Rezoluta për veprimet sindikale në përpjekje për të realizuar kërkesat e anëtarësisë. Në vazhdim të takimit ata janë njoftuar ne detaje për angazhimet që ka bërë kryetari Jasharaj dhe këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri që përmes takimeve të shumta me përfaqësues të institucioneve të arrijnë që çështjet të realizohen përmes dialogut duke kujtuar takimet me Kryeministrin Haradinaj, Ministrat Bytyqi e Hamza dhe me shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve.KD5 " Duke parë se dialogu nuk po jep frytet e duhura në fillim me veprimet sindikale , që ju i dini dhe ato treguan unitet të lartë të SBASHK-ut. Nëse gjendja vazhdon të jetë e njëjtë atëherë më 13 prill shkohet në grevë të përgjithshme në kohë të pacaktuar , gjegjësisht deri sa të plotësohen kërkesat tona të bëra publike", ka kujtuar Këshillin Drejtues, kryetari Jasharaj .
Në vazhdim të këtij takimi anëtarët e Këshillit Drejtues janë njoftuar me ndarjen e vendeve për pushime të anëtarësisë sipas komunave e Universiteteve duke u bazuar në kriterin në çdo 54 anëtarë një pushues. . Në kuvendet e sindikatave komunale dhe atë të universiteteve do të bëhet caktimi i shkollave dhe njësive akademike që dërgojnë pushues, ndërsa anëtarët tonë në ato shkolla dhe njësi akademike do të zgjedhin pushuesit duke respektuar në përpikëri vendimin që thotë se prej tyre 40% duhet të jenë femra.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka njoftuar Këshillin Drejtues me vendimin :" As një as kryetarët e niveleve komunale dhe SUSHK-ut e as anëtarët e kryesisë së SBASHK-ut nuk shkojnë në këto pushime. Caktohet komisioni shoqërues dhe kujdestar gjatë pushimeve. Caktohet nga niveli qendror, por me anëtarë nga regjionet dhe nga stafi. Përgjegjës për pushimet është këshilltari për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili është i autorizuar të caktojë dhe të udhëheq me ekipet kujdestare gjatë dy turneve të pushimeve. Pra, do të shkojnë dy turne, e jo të gjithë në të njërën kohë, gjegjësisht 210 pushues në turnin e parë dhe po aq pushues në turnin e dytë. Të respektohet në përpikëri ndarja tabelare sipas gjinisë. Nuk mund të bëhen zëvendësime me gjininë tjetër e as të bëhen zëvendësime në momentet e fundit. Njerëz me sëmundje mos të dërgohen . Të vërtetohet se të nominuarit për pushime a janë anëtarë të SBASHK", thuhet në këtë vendim që është përkrahur nga Këshilli Drejtues.KD6
Këshilli Drejtues është informuar se SBASHK-u do të punojë e do të angazhohet që të vazhdohet me aktivitete për dy trajnimet e licencuara dhe atë Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social, gjithsej 32 orë trajnim dhe Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar", 32 orë trajnim. për çka janë caktuar edhe kriteret.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook