Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe

Prishtinë, 14.02.2018

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ashtu siç ishit ju sot unik në përgjigjen ndaj ftesës së SBASHK-ut për grevën një-orëshe edhe udhëhqësisa e SBASHK-ut do të jetë këmbënguëse dhe e pa luhatur në angazhime për përmbushjen e kërkesave tuaja.pzzzzz
Për këtë më obligon besimi juaj dhe përgjigjja masovike për të qenë në grevë.
Kryetari i SBASHK-ut z.Jasharaj sot ka vizituar disa shkolla në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, ku nga afër ka marrë kërkesat e mësimdhënësve nga ato shkolla.
Nga të dhënat që kemi marrë nga këshillat greviste komunale dhe ato të universiteteve, shihet se të gjitha institucionet arsimore që janë anëtare të SBASHK-ut kanë qenë në grevën një-orëshe të ndërrimit të paradites dhe pasdites. Vlen të theksojmë se edhe një pjesë ë mirë nga ato pak shkolla që ende nuk janë anëtare të SBASHK-ut i janë bashkangjitur grevës sonë, për cka i falenderojmë dhe ju themi ejani bashkë e në SBASHK .
Falënderim i veçantë i SBASHK-ut i dedikohet mediave me të cilat kemi pasur komunikum të vazhdueshëm dhe ato kanë informuar me kohë dhe drejtë opinionin për rrjedhën e mbarë dhe unitetin e grevës.pz1402
SBASHK-u edhe një herë i bënë thirrje publike kryeministrit z.Haradinaj dhe kryetarit të parlamentit z.Veseli që ti përmbushin obligimet që i kanë marrë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me SBASHK-un në mënyrë që gjendja në arsim të jetë e qetë dhe të angazhohemi të gjithë për një arsim edhe më të mirë në Kosovë.
Nëse kjo nuk ndodhë, SBASHK-u eshtë i vendosur të vazhdoj me veprime sindikale dhe është Kongresi ai që do të merr vendim për veprime edhe më radikale sindikale, përmes protestave publike dhe përmes grevës së përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona.pzzz
Institutcionet këtë mos ta kuptojnë si kërcënim por si ftesë korrekte dhe veprim ligjor të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave.pzja

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook