Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza

Prishtinë, 17.01.2018

Në kuadër të përpjekjekeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë përmes dialogut, përfaqësuesit e SBASHK-ut vazhdojnë të takohen me përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Një takim i tillë është zhvilluar sot më Ministrin e Financave z.Bedri Hamza. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, bashkë me menaxherin për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë përsëritur edhe në bashkëbisedën me Ministrin Hamza kërkesat e SBASHK-ut dhe kanë informuar për situtatën aktuale në arsim. Ata kanë kërkuar mbështetjen financiare të kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut e posaqërisht kanë kërkuar që të ketë përkrahjen për ligjin e mësimdhënësve të viteve të '90-ta.bedri hamza
Ministri Hamza është shprehur se kupton angazhimin e SBASHK-ut dhe se kërkesat janë reale por është shprehur se duhet mirëkuptim dhe përkushtim për dialogun. Ai është zotuar se ligji i viteve 90-99 do ta ketë mbështetjen e Ministrisë që ai drejton dhe se do të vazhdohet që përmes takimeve të tilla bashkërisht të ketë përpjekje për gjetjen e mundësive buxhetore për mbështetjen e kërkesave të SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook