Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi

Limaj në përkrahje të angazhimeve të SBASHK-ut

Prishtinë,11.01.2018
Në kuadër të përpjekjeve të mëdha të SBASHK-ut që çështjet e ngritura të zgjidhen me dialog, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë pasur sot takime të ndara me Zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Me ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi.
Zv/kryeministri Limaj i ka deklaruar delegacionit të SBASHK-ut se përcjellë vazhdimisht angazhimet dhe përkushtimin e tyre për t'u shprehur se ai fuqishëm përkrah dërgimin sa më të shpejtë të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës në Parlament sepse, si tha ai, mësimdhënësit e asaj kohe meritojnë resketin më të lartë pasi me mund e sakrifica kanë mbrojtur gjuhën shqipe dhe arsimin në tërësi në ato vite të vështira të Kosovës .limajjjjjj"Duhet ruajtur e respektuar personalitetin e mësuesit edhe sot e gjithmonë dhe atij i duhet mbështetja në përpjekjet për një arsim edhe më cilësor. Ne nuk do të veprojmë vetëm, po bashkë me SBASHK-un në të gjitha këto përpjekje " , ka thënë Limaj.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar zv/kryeministrin Limaj për të gjitha shqetësimet duke treguar se ka tensione të ngritura të punëtorët e arsimit dhe se atyre iu drejtohemi me mesazhe mobilizimi dhe respekti për misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave, duke kërkuar që të japin maksimumin nga vetja e tyre për një arsim më cilësorë.
"Duke monitoruar në orët mësimore inspektorët profesionalë do të vërejnë nga afër dhe do ta vlerësojnë punën e mësimdhënësve dhe pastaj bashkërisht do t'i korrigjojnë të metat eventuale", kanë thënë përfaqësuesit e SBASHK-ut, duke kërkuar angazhimin e z. Limajt që çështjet të zgjidhën me dialog në mënyrë që të mos ketë veprime sindikale, të cilat bazuar në aktualitetin janë shumë të mundshme. MASHTI
Në vazhdën e këtyre përpjekje delegacioni i SBASHK-ut zhvilloi një takim pune po sot edhe me Ministrin në MASHT, Shyqiri Bytyqi për të shpalosur me të gjitha çështjet dhe sfidat aktuale.Minsitri Bytyqi është shprehur se kupton angazhimet e SBASHK-ut në përpjekje që ngritja e pagave të mos jetë 4.6 %, por një rritje më e madhe duke shtuar se as ai e as Ministria që drejton nuk është kundër ndonjë rritje tjetër të mundshme, porse kjo varët nga mundësitë buxhetore dhe se nuk është në kompetencat e tij. Po ashtu ai është shprehur i bindur se Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës shumë shpejtë do të gjendet para deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ministri Bytyqi e ka ritheksuar edhe një herë se MASHT nuk angazhohet për as një lloj testimi me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve , por është duke u angazhuar të gjendet një formë për vlerësimin e përformancës në punë dhe për të gjetur forma që të dihet se për cilat trajnime kanë nevojë mësimdhënësit sipas shkollave e pastaj edhe komunave.
Të dy palët janë shprehur se me angazhime të përbashkëta do të veprojnë në shërbim të arsimit dhe punëtorëve të këtij sektori të rëndësishëm për shtetin tonë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook