Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Fillor në kuadër të SBASHK-ut

Kryetar i ri u zgjodh  Blerim Mehmeti e nënkryetar Besart Ismajli

Prishtinë,23.12.2017

SKAFPas Kuvendit Zgjedhor të Sindikatës së Universiteteve në kuadër të SBASHK-ut   është mbajtur në  Sallën e Qendrës së studentëve  edhe Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit parafillor, fillor e të mesëm të ulët. Kishin ardhur në këtë Kuvend përfaqësuesit e këtij niveli arsimor nga të gjitha Komunat e  Kosovës. Në fillimet e punimeve të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut në fjalën e tij përshëndetëse ka kujtuar për angazhimet dhe arritjet duke lavdëruar unitetin në SBASHK, i cili, si tha ai, po dëshmohet edhe në këtë Kuvend. Pas kësaj kryetari i deri tashëm i këtij Kuvendi sindikal  ka lexuar raportin e punës, i cili me disa vërejtje e plotësime është aprovuar.

Para se të kalohej në procesin zgjedhor, kryetari i Komisionit statutar të SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka dhënë sqarime lidhur me ecurinë e zgjedhjeve të këtij niveli sindikal.

SKAF1 Në një garë të fortë e përmes votës së lirë e të fshehtë delegatët e Kuvendit zgjedhor i Sindikatës së Arsimit parafillor, fillor e të mesëm të ulët të Kosovës kanë zgjedhur kryetar  të ri përfaqësuesin nga Gjilani Blerim Mehmeti.  Një garë e fortë është zhvilluar ehde për postin e nënkryetarit. Në këtë pozitë është zgjedhur Besart Ismajli. Kuvendi pas kësaj ka zgjedhur edhe  7 anëtarët e kryesisë së sindikatës së arsimit fillor në kuadër të SBASHK-ut duke respektuar përfaqësimin nga të gjitha regjionet e Kosovës.  Anëtarë të kryesisë janë zgjedhur:  Ahmet Pllana- regjioni i Prishtinës,  Teuta Dërguti- regjioni i Mitrovicës, Isuf Lajçi-regjioni i Pejës,  Shpend Canamusa- regjioni i Gjakovës, Hyrie Hoti nga regjioni i Prizrenit, Avni Isufi nga regjioni i Ferizajt dhe Besim Kryeziu nga rajoni i Gjilanit.SKAF2

Kryetari Mehmeti dhe gjithë kryesia janë zotuar se do të angazhohen e do të punojnë me përkushtim që në kuadër të SBASHK-ut të japin kontributin e tyre në shërbim të anëtarësisë  dhe do të jenë shembull i mirë i unitetit në kuadër të SBASHK-ut. Ata i kanë dhënë përkrahje të fuqishme kryetarit të SBASHK-ut dhe  Këshillit Drejtues në gjithë angazhimet dhe veprimet që do të bëjnë në shërbim të realizimit të kërkesave legjitime të  anëtarësisë së SBASHK-ut.SKAF5SKAF4SKAF3

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook