Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK u takua me Ministrin Bytyqi

Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të '90-ta

Prishtinë, 22.12.2017
Ministri ka thënë se edhe në MASHT prioritet i angazhimeve ka qenë pikërisht Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe përgatitja e tij për ta dërguar në Qeveri duke u shprehur i sigurt se që në seancën e parë të radhës së Qeverisë kjo edhe do të ndodh.SBASHK MASHT
Ministri i MASHT –it, Shyqyri Bytyqi bashkë me Këshilltarin e lartë Fehmi Hysenaj janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Në këtë takim janë diskutuar disa nga çështjet aktuale, por theks i veçantë i është dhënë Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë njoftuar Ministrin Bytyqi se janë shtuar presionet e anëtarësisë lidhur me këtë çështje të rëndësishme , ndërsa ministri ka thënë se edhe në MASHT prioritet i angazhimeve ka qenë pikërisht ky Ligj dhe përgatitja e tij për ta dërguar në Qeveri duke u shprehur i sigurt se që në seancën e parë të radhës së Qeverisë kjo edhe do të ndodh.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga Ministri Bytyqi që të angazhohet brenda kompetencave të tij edhe për krijimin e një vije buxhetore të komunave me qëllim që , pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata, të realizohet çështja e shpërblimeve jubilare dhe e tri pagave përcjellëse me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. Ministri është shprehur se edhe kjo çështje është mirë të rregullohet dhe të respektohet Kontrata Kolektive e Arsimit pa pasur nevojë që kjo e drejtë të realizohet me procedura gjyqësore.SBASHK MASHTT
Në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shtruar edhe kërkesën që afati i paraparë në Udhëzimet Administrative 05/2015 dhe 06/2015 e që ka të bëj me një pjesë të kuadrove profesionale në Arsimin e Përgjithshëm dhe në Arsimin Profesional , që janë të obliguar të marrin titullin master deri në përfundim të vitit shkollor 2017/2018 , të shtyhet edhe për një kohë ngase, si thanë përfaqësuesit e SBASHK-ut , Fakulteti i Edukimit e ka nisur ketë program të ngritjes profesionale me vonesë me një numër shumë të kufizuar të kandidatëve.
SBASHK-u ka insistuar në idenë që edhe me këto kuadro të veprohet siç është vepruar me mësimdhënësit që kishin Shkollën e Lartë Pedagogjike e që u përfshihen të gjithë në programin për ngritje profesionale.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook