Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësues të lartë të FMN-së u takuan me përfaqësues të sindikatave

SBASHK-u prezantoi sfidat dhe shqetësimet aktuale në sektorin e arsimit

Prishtinë, 07.12.2017

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përsëritur edhe para misionit të FMN-së qëndrimin e anëtarësisë në kundërshtim të paralajmërimit të rritjes së pagave në sektorin publik prej vetëm 4 %. Një rritje kaq të ulët të pagave ata e kanë konsideruar si të papranueshme dhe kanë shprehur shqetësimin nëse nuk do të ndodh ngritje më e madhe e pagave do të ketë pakënaqësi të mëdha mes punëtorëve të arsimit dhe të sektorëve të tjerë, pakënaqësi këto që do të qojnë në greva të përgjithshme.FMNN

Misioni i Fondit Ndërkombëtar Monetar i kryesuar nga Stephanie Eble, zëvendës shef i njësisë lindore evropiane dhe Ruud Vermeulen Përfaqësues i Përhershëm në Kosovë i këtij institucioni ndërkombëtar në kuadër të takimeve të shumta me krerët më të lartë të Qeverisë dhe institucioneve tjera kanë ftuar në një takim me karakter bashkëbisede e informimi të ndërsjellë edhe përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës. Ishin në këtë takim kryetari i BSPK-së, Avni Ajdni, kryetari i sindikatës së shëndetësisë, Blerim Syla dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Kryetari i BPSK-së, Ajdni ka informuar përfaqësuesit e lartë të FMN-së me aktualitetin dhe organizimin aktual në këtë konfederatë, ndërsa z. Syla ka folë për gjendjen aktuale në shëndetësi duke e cilësuar atë si jo të mirë.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri në bashkëbisedë më përfaqësuesit e lartë të FMN-së kanë treguar për gjendjen në arsim dhe për angazhimet e SBASHK-ut për realizimin e kërkesave të anëtarësisë .Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga zëvendës shefi i njësisë lindore evropiane dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Kosovë i FMN-së që në takime me krerët e lartë institucional të ndikojnë që në buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të krijohet vijë buxhetore për realizimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të vazhdohet me procedimin e lëndëve në gjykata, lëndë këto që janë duke u fituar, por SBASHK-u nuk po ndihet mirë sepse përmes procesit të fituar në gjykata po dëmtohet buxheti i Kosovës sepse , krahas mjeteve në emër të shpërblimeve jubilare dhe tri pagave përcjellëse me rastin e pensionimit komunat detyrohen të paguajnë edhe një shumë të konsiderueshme në emër të taksave dhe elementeve tjera të parapara me ligj .
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përsëritur edhe para misionit të FMN-së qëndrimin e anëtarësisë në kundërshtim të paralajmërimit të rritjes së pagave në sektorin publik prej vetëm 4 %. Një rritje kaq të ulët të pagave ata e kanë konsideruar si të papranueshme dhe kanë shprehur shqetësimin nëse nuk do të ndodh ngritje më të madhe të pagave do të ketë pakënaqësi të mëdha mes punëtorëve të arsimit dhe të sektorëve të tjerë, pakënaqësi këto që do të qojnë në greva të përgjithshme.
Anëtarët e Misionit të FMN-së janë shprehur se duke respektuar sindikatat si përfaqësuese të punëtorëve në Kosovë janë takuar për të dëgjuar vlerësimet e situatës aktuale ekonomike në Kosovë nga këndi sindikal. Ata kanë premtuar se takime të këtij niveli do të ketë edhe në të ardhmen dhe se shqetësimet e ngritura të sindikalistëve do të gjejnë vend në raportin e tyre dhe hapësirë të merituar në bisedat me krerët e institucioneve të Kosovës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook