Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryesia e SBASHK-ut aprovoi projekt-buxhetin e SBASHK-ut për vitin 2018

Prishtinë 24.11.2017

kryesia

SBASHK-u në orët e pasditës së sotme mbajti Mbledhjen e Kryesisë ku në rend dite kishte shqyrtimin e raportit financiar janar-tetor 2017, miratimin e projekt-buxhetit të SBASHK-ut për vitin 2018 si dhe miratimi i disa ndryshimeve në Rregulloren për Sistematizimin e Punëve dhe Detyrave në SBASHK dhe Rregulloren për shtesat në pagë, kompensime të tjera dhe ndalesa për anëtarët e Kryesisë dhe stafit të SBASHK-ut.
Mbledhjen e udhëhoqi kryetari Rrahman Jasharaj, ku anëtarët e Kryesisë i njoftoi me aktivitetin që po zhvillon SBASHK-u,ndërsa për raportin financiar dhe projekt-buxhetin për vitin 2018 e paraqiti menaxheri për financa Ymer Ymeri.kryesia24Pas këtij raportimi, Kryesia aprovoi projekt-buxhetin, i cili projekt-buxhet do ti dërgohet Këshillit Drejtues për aprovim në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet gjatë këtij muaji.
Pas një diskutimi nga të pranishmit, njëzëri u aprovuan të dy raportet si dhe Kryesia përkrahi propozimin e kryetarit për plotësim-ndryshimet e Rregulloreve të lartëcekura, që janë kompetencë e Kryesisë së SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook