Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajtë Kuvendi Zgjedhor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë

Prishtinë,23.11.2017

UPMKuvendet Zgjedhore në nivele komunale dhe universitare drejt përfundimit, për t'i hap rrugë pastaj mbajtjes së kuvendeve të niveleve arsimore (parafillor, fillor dhe mesëm i ultë, i mesëm i lartë dhe atij universitar dhe shkencë).
Sot në Mitrovicë u mbajt Kuvendi Zgjedhor, të cilin kuvend e hapi kryetari i Universitetit të Mitrovicës z.Hysni Jashari, ku përshëndeti të pranishmit dhe propozoi rendin e ditës. Të pranishëm në këtë kuvend për monitorimin e zgjedhjeve ishin Bardh Bardhi, anëtar i Kryesisë së SBASHK-ut, njëherit edhe kryetar i SUSHK-ut si dhe Elez Krasniqi, anëtar i Kryesisë së SUSHK-ut.
Në fjalën e vet përshëndetëse Bardh Bardhi i përshëndeti të pranishmit edhe në emër të kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe i dëshiroi punë të mbarë këtij kuvendi zgjedhor.upm2 Gjithashtu të pranishmëve edhe në emër të komisionit statutor të SBASHK-ut, Bardh Bardhi i njoftoi për procedurat dhe format e zgjedhjes, pastaj pas paraqitjes së raportit të punës nga kryetari Hysni Jashari, u propozuan kandidatët për kryetar, nënkryetar dhe kryesi dhe secili propozim kishte edhe kundër-kandidatë dhe pas votimit me vota të fshehta, Kuvendi agjodhi për kryetar Afrim Çela, ndërsa nënkryetar Hysni Jashari.
Anëtarë kryesie u zgjodhën Mimoza Abazi, Lulzim Bala dhe Sheherzade Veseli.
Në fjalën që mori kryetari i ri Afrim Çela, falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë dhe iu premtoi se do të jetë çdoherë zë i anëtarësisë , do të bashkëpunoj ngushtë me SUSHK-un dhe SBASHK-un gjithëmonë në mbrojtje të interesave të anëtarësisë sonë.upm3

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook